Xhemë Karadaku, shkrimtar-Letërsia për fëmijë

Zhvillimi i letërsisë për fëmijë te ne nuk mund të bëhet i ndarë nga zhvillimet tjera në përgjithësi si shoqëri. Por kjo nuk nënkupton vetëm rritjen në sasi, sepse sasia nuk garanton cilësi. Por te letërsia për fëmijë, sidomos në Kosovë, ka mungesë edhe të sasisë. Gjeneratat e reja sikur më rrallë i përkushtohen letërsisë për fëmijë, apo edhe kur ia nisin bëjnë disa hapa, pastaj ndalen.
Është një fenomen i cili kërkon një analizë më të përgjithshme, kërkon një studim më të gjithanshëm. Por një gjë mund të thuhet se përderisa shkrimtarët e dikurshëm për fëmijë (gjeneratat e kaluara) ishin më idealistë, shkrimtarët për fëmijë të gjeneratave të reja janë më tepër pragmatistë. Këtë mund ta ilustroj me një shembull konkret. Një krijues i ri i cili kishte botuar katër-pesë libra shumë interesante për fëmijë, njëherë më bëri një pyetje: A mund të jetohet në Kosovë duke shkruar libra për fëmijë? Çfarë t’i thosha. Ta gënjeja? Jo. U zura ngushtë, vetëm rrudha supet dhe ai përgjigjen e mori vesh. Dallimet në gjenerata kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe tash. Bota e internetit ka rritur edhe më shumë këto dallime.
Megjithatë duhet të ketë një mirëkuptim nga të rriturit për këtë sfidë, por me kusht që ajo të përdoret për të mirë, e jo për të keq. Një kontroll i duhur sidomos për moshat e reja, duhet të jetë patjetër.
(Nga intervista dhënë HEJZA-s)

 

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close