Bashkimi Europian do të sanksionojë grupin ushtarak të mercenarëve rus, Vagner

Bashkimi Evropian (BE), pritet të sanksionojë grupin privat ushtarak rus, Vagner, për shkelje të të drejtave të njeriut në konflikte gjithandej botës.

Ministrat e Jashtëm të BE-së, gjatë takimit më 13 dhjetor pritet të miratojnë sanksione ndaj 8 individëve nga Grupi Vagner dhe tre të tjerë që ndërlidhen me këtë grup, thanë zyrtarët e BE-së.

Në sanksione përfshihet ndalimi i udhëtimeve, ngrirja e të gjitha aseteve që individët kanë në BE por, edhe ndalesë për bashkëpunim të cilitdo individ nga BE-ja me këtë grup të sanksionuar.

Qeveritë perëndimore akuzuan shpesh Moskën për shfrytëzimin e Grupit Vagner si forcë paramilitare në konflikte në Ukrainë, Libi, Siri, Sudan, Mozambik dhe Republikën Qendrore Afrikane.

Rusia mohon lidhjet mes qeverisë dhe mercenarëve, shpesh duke e përshkruar këtë grup paramilitar si, këshilltarë apo trajnerë, pavarësisht dëshmive që pjesëtarët e grupit ishin të përfshirë në operacione të ndryshme luftuese.

Ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) po ashtu akuzuan Grupin Vagner për shkelje të të drejtave të njeriut bashkë me forcat qeveritare që luftojnë në Republikën Qendrore Afrikane.

Grupi Vagner, besohet se udhëhiqet nga biznesmeni rus, Yevgeny Prigozhin, bashkëpunëtor i afërt i presidentit, Vladimir Putin.

Prigozhin tashmë është sanksionuar nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close