Ministrja Gërvalla: Serbia ka nisur fushatë sistematike për destabilizimin e rajonit

Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Serbia ka nisur fushatë sistematike për destabilizimin e rajonit. Ajo këto deklarata i ka bërë sot në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër të Britanisë së Madhe.

Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se përkundër progresit që është bërë që nga formimi i Qeverisë së re, Kosova është përballur me kërcënime nga Serbia.

Shefja e diplomacisë ka vënë në pah se Serbia para pak javësh ka dërguar automjete të blinduara, trupa dhe aeroplanë luftarakë në kufirin me Kosovën.

Megjithatë sipas saj, Kosova nuk është e vetmja që po kërcënohet por që ka një përshkallëzim të retorikës nga Serbia, edhe ndaj disa vendeve tjera të rajonit.

Gërvalla e ka quajtur gënjeshtër të pastër edhe qëndrimin e ministrit serb Vulin, rreth masakrës së Kosova nuk është e vetmja që kërcënohet.

“Kemi të bëjmë me një përshkallëzim sistematik të retorikës, ku si shembuj të freskët mund të përmendim lëvdimin zyrtar që iu bë kriminelëve të luftës si Ratko Mladiq nga një aleat i afërt i Presidentit Vuçiq, Ministri Vulin, dhe gënjeshtrën e tij e pastër vetëm pak ditë më parë në lidhje me njërën prej masakrave më mizore në Kosovë, masakrën e Reçakut, e cila kishte nxitur një ndryshim të shpejtë në qëndrimin e Perëndimit karshi Kosovës. E gjithë kjo nuk po ndodh rastësisht. Udhëheqësia aktuale serbe po e rrit në mënyrë sistematike propagandën dhe gjuhën e urrejtjes në kuadër të programit të qeverisë për ta sulmuar Perëndimin dhe NATO-n për ndërhyrjen humanitare dhe për ta barrikaduar Serbinë prapa një qasjeje agresive, përsëri, kundër fqinjëve të saj”, ka thënë ajo.

Në këtë drejtim, sipas Gërvallës, Qeveria e Serbisë e ka miratuar edhe zyrtarisht një strategji e cila përdorë një version të riformuluar të ideologjisë së “Serbisë së Madhe” e cila çoi në katastrofë në Ballkan në vitet e 1990-ta.

Shefja e diplomacisë ka thënë se në vitin 2021 një zyrtar qeveritar thërret për “Botën Serbe” dhe sërish nacionalizmi serb thotë që të gjithë serbët e rajonit duhet të jetojnë nën sundimin serb, siç tha Vulin në verën e këtij viti në prani të Vuçiqit.

Sipas saj, nacionalistët serbë po e kërcënojnë Kosovën me luftë, po provokojnë ndarje në Bosnje dhe Hercegovinë, siç bënë edhe në vitin 1991, si dhe po përpiqen të destabilizojnë së brendshmi edhe vendet e tjera.

“Këto nuk janë incidente të veçuara; ato janë pjesë e një fushate sistematike për destabilizimin e rajonit, e ndërmarrë nga Rusia dhe përfaqësuesja e saj Serbia. Vetëm para disa javësh u detyruam të largonim nga vendi ynë dy diplomatë rusë për shkak se përbënin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka folur edhe për punën e Qeverisë. Sipas saj që kur mori detyrën qeveria e re, Policia e Kosovës ka iniciuar gjithsej 1,401 raste që ndërlidhen me krime serioze, duke përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Ne jemi tejet të përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe jemi duke e riorganizuar vendin tonë sipas mënyrës evropiane. Këtë vit kemi parë një rritje rekorde prej 10%, si dhe rritje të deklarimeve tatimore e të të hyrave doganore. Si qeveri kemi një shkallë të jashtëzakonshme miratimi”, ka thënë ajo.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close