Kombëtarja kthehet,pritje nga Rama, Veliaj e Bushati, pastaj tifozët në “Fan Zone”

0083ad189f09eec2e22b09886de748e5_XLTIRANË, 23 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ -Kombëtarja shqiptare do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit sot në orën 15:30 ku do të pritet me ceremoni zyrtare. Më pas, autobusi i kuqezinjve do të niset drejt Tiranës dhe i gjithë rrugëtimi do të transmetohet LIVE.

Ndalesa e parë e tyre do të jetë Bashkia e Tiranës, ku ekipit kombëtar do t’i jepet çelësi i Bashkisë.

Në axhendë është parashikuar pritje edhe në ministrinë e Jashtme, ku i gjithë stafi do të pajiset me pasaporta diplomatike, një premtim ky i kryeministrit Edi Rama pas fitores me Rumaninë.

Edhe kreu i Qeverisë ka parashikuar pritje për futbollistët në Kryeministri dhe ndalesa e fundit do të jetë tek ‘Fan Zone’ në sheshin Nënë Tereza, ku do të takohen me tifozët.

Ja axhenda qe do te ndjeke ekipi kombetar:

1-Në 15:30 ekipi kombëtar mbërrin në aeroportin e Rinasit
2- Nisja nga aeroporti drejt Tiranës
3- Ceremonia e dhënies së çelësit në Bashkinë e Tiranës
4- Ministria e Jashtme, procedurat për pasaporta diplomatike
5- Kryeministri, pritja në COD me kreun e Qeverisë
6- ‘Fan Zone’, stacioni i fundit i ceremonialit për kombëtaren

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close