2 Janar 366 – Një numër i madh forcash të fisit Alemanni kalojnë lumin e ngrirë Rhein

2 Janar 366 – Një numër i madh forcash të fisit Alemanni kalojnë lumin e ngrirë Rhein duke pushtuar territore të perandorisë romake. Alemanni (Alamani) ishin një konfederatë fisesh gjermanike në pjesën e sipërme të lumit Rhein. Përmendur së pari nga Romakët në vitin 213, Alemanni kishin filluar të përhapeshin që në vitet 260, duke u shtrirë nga kufijtë e Ilirisë deri në rajonet e Zvicrës veriore, ku çuan gjuhën gjermane që flitet atje
edhe sot.
Në vitin 496, trojet Alemanni u pushtuan nga udhëheqësi frank, Klovis dhe u përfshinë në zotërimet e tij. Trashëgimia e Alemannit mbijeton në emrat e Gjermanisë në disa gjuhë. Sipas Asinius Quadratus (cituar në mesin e shekullit të 6-të nga historiani Bizantin Agathias) emri Alemani do të thotë “të gjithë bashkë”, çka i bën ata një grup shumë-fisesh gjermanike. Kjo etimologji është pranuar si prejardhje standarde e termit. Straboni, një murg i manastirit Shën Gall në shekullin e 9, duke diskutuar mbi banorët e Zvicrës dhe rajonet përreth që flasin gjermanisht, thotë se vetëm të huajt i thërrasin Alemanni, sepse veten ata e quajnë Suebi, “të bashkuar”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close