6 Janar 1882 – Në fshatin shqiptar Qytezë (Ibriktepe) të Trakisë, lindi Theofan Stilian Noli

6 Janar 1882 – Në fshatin shqiptar Qytezë (Ibriktepe) të Trakisë, lindi Theofan Stilian Noli, i njohur më mirë si Fan Noli – shkrimtar, studiues, diplomat, politikan, historian, orator, dhe themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare; ai shërbeu si kryeministër dhe regjent i Shqipërisë në vitin 1924 gjatë Revolucionit të qershorit.
Fan Noli nderohet mes shqiptarëve si kampion i letërsisë, historisë, teologjisë, diplomacisë, gazetarisë, muzikës dhe atdhetarizmit. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në konsolidimin e shqipes si gjuhë kombëtare me përkthime të shumta të kryeveprave të letërsisë botërore. Kontributi i tij në anglisht është, gjithashtu, i shumëfishtë: si studiues dhe autor i një sërë publikimesh për Skënderbeun, Shekspirin, Bethovenin, tekste fetare dhe përkthime.
Noli u diplomua në Harvard dhe u shugurua prift në vitin 1908, duke krijuar në këtë mënyrë Kishën Shqiptare dhe ngritjen e gjuhës shqipe në përdorimin kishtar. Theofani banoi për pak kohë në Shqipëri pas shpalljes së pavarësisë më 1912. Pas Luftës së Parë Botërore, Noli udhëhoqi përpjekjet diplomatike për të marrë mbështetjen e presidentit amerikan Wilson. Më vonë ndoqi karrierë politike e diplomatike, duke çuar me sukses kërkesën shqiptare për anëtarësim në Lidhjen e Kombeve.
Figurë e respektuar, Fan Nolit iu kërkua për të udhëhequr revolucionin e qershorit 1924. Më pas, ai shërbeu si kryeministër deri sa qeveria e tij u rrëzua nga Ahmet Zogut. Në dhjetor 1924, Fan Stilian Noli ikën në Itali, vendoset përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1930, dhe mori shtetësisë amerikane duke rënë dakord për t’i dhënë fund përfshirjes në politikë. Noli e kaloi pjesën tjetër të jetës si studiues, fetar, shkrimtar; vdiq më 13 mars 1965 në Florida. “Pse kaqë gjatë, Zot, m’arratise/Pse më përplase, më përpëlise” Dhe jeta e tij i ngjau asaj që vetë shkroi:
“Moisiu në Mal”
Ngjitet përpjetë Malit të shkretë
Krye-Profeti trimi me fletë,
Të bisedonjë me Perëndinë
Për Palestinë.
Arrin në majë lart i kapitur,
Qëndron me frikë, pret i tronditur,
Dhe Jehovaj i flet prej një reje
Me zë rrufeje:
“Ti dhe të tjerët pleq do të ngelni,
Tokën e Shenjtë kurrë s’e shkelni
Skllevër, bij-skllevësh, s’e meritoni
Se liri s’doni!”
Krye-Profetit dita i ngryset
Dhe shpirt-këputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.
Pse kaqë gjatë, Zot, m’arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzet vjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?
“Nëm Dhen’ e Lirë! Zot ku ma ke?”
“Shiko, i tha, dhe ja ku e pe.”
Së largu Zoti ia pasqyron,
Dhe e shikon.
Ja Nazareti, ja Bethlehemi,
Lum’ i Jordanit, Jerusalemi,
Mal’ i Sionës, Bethsaidaja,
Dhe Golgothaja,
Sheh gasn’ e pritmë për djalërinë
Dhe shkretëtirën për pleqërinë,
Atje sa bukur, këtu sa zi,
O Moisi.
Këtej ka dimrin, andej prënverën,
Kërkon parajsën, vdes në Skëterrën;
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close