Vepra të shquara -“TARTUFI” HIPOKRIZIA E JETËS

“Tartufi” është një nga komeditë më fshikulluese (1622-1673), njëherazi nga më të famshmet e Molierit
Është mëkat të mendosh se ka nga ata që nuk i njohin veprat e Molierit, medoemos në dëm të tyre. Për më shumë se tre shekuj, veprat e tij të jashtëzakonshme vijojnë të jenë prezentë në skenat botërore dhe gjithçka për faktin se Molieri kishte gjenialitetin të denonconte të metat e shumta njerëzore në një formë humoristike, ai dinte të mbulonte me mjaltë helmin që ndonjëherë nxirrte. “Edhe gjërat më të shenjta nuk janë të mbrojtura nga njerëzit e korruptuar: dhe ne shohim faqezinj, që abuzojnë çdo ditë me devotshmërinë dhe e bëjnë atë t’i shërbejë krimeve më të mëdha”, – shprehet autori. “Tartufi” është një nga komeditë më fshikulluese (1622-1673), njëherazi nga më të famshmet e Molierit: u shfaq vetëm një herë në vitin 1664 për kënaqësinë e Mbretit Diell, të djaloshit Luigji XIV, si dhe oborrtarëve të tij, por më pas u ndalua për shkak të prezantimit përçmues të një besimtari.
Në vetvete, “Tartufi” në skenë është një satirë hipokrizie. Në fakt, komedia nxjerr në mënyrë të shkëlqyer, nga njëra anë, “manipulueshmërinë” e një shoqërie bazuar në aparencat, që ndërtohet si “e respektueshme” dhe, nga ana tjetër, aftësia dhe shkathtësia e paskrupullt e gënjeshtarëve, shtirakëve, oportunistëve, mashtruesve dhe personazheve të paskrupuj, të të gjitha llojeve, por gjithnjë të gatshëm për të bërë gjithçka vetëm për “t’ia dalë mbanë”. Historia e komedisë teatrale në vetvete është e shkurtër: Tartufi, hipokrit dhe besimtar i shtirur, është kaq i aftë sa arrin ta nxitë Orgonin t’i japë vajzën për grua, ndërsa në realitet ai përpiqet t’i joshë gruan e dytë të këtij të fundit. Pasi bie në gjurmë, ai shantazhon bamirësin, i cili i kishte premtuar shtëpinë si dhuratë: si rrjedhojë, ai shkon te Mbreti për t’u ankuar, por, morali i fabulës, ai zbulon devotshmërinë e shtirur dhe shpëton mikun e tij të vjetër, Orgon.
Ambicia dhe gracka e Tartufit ndërtohen në “sektorin” e shtirjes si të devotshëm: kjo e josh Orgonin që bie pre e mashtrimit, një zotëri i pasur i magjepsur pas idealit të përsosmërisë morale. Për një njeri që ka, të thuash, vesin e virtytit, që është në gjendje të gjejë një udhëzues shpirtëror, një njeri të shenjtë që ta këshillojë dhe të cilit mund t’i besojë symbyllurazi, ky është një bekim i vërtetë. Kështu, Tartufi ndihmon Orgonin të predikojë kundër korrupsionit të kohërave të reja dhe të mbështesë një dëlirësi absolute të zakoneve.
Nëse hipokrizia është mosmarrëveshja midis qenies dhe vullnetit për t’u dukur, ekzistojnë mënyra të ndryshme për të qenë hipokritë. Në të njëjtën kohë, nisur nga temperamenti, qenia njerëzore mund të hiqet ashtu siç është: i xhindosur ose përtac, i guximshëm ose frikacak, por Tartufi nuk është nga ata soj njerëzish. Tartufi nuk është hipokrit, siç është Harpagoni koprrac. Tartufi është thjesht një arrivist: ai përdor hipokrizinë për të arritur qëllimet e veta. Në situata të tjera, ka shumë mundësi, ai do të kishte përdorur mjete të tjera; me një imoral, prej të cilit do t’i duhej të nxirrte përfitime, do kishte bërë edhe rolin e rrufjanit. Pra, Tartufi nuk është në të vërtetë një hipokrit ose është dy herë: qoftë sepse simulon përkushtimin, qoftë sepse simulon hipokrizinë. Në një mënyrë absolutisht të dobishme, ai nuk është i sinqertë edhe për faktin se hipokriti dhe hipokrizia nuk është natyra e tij, por maska e tij. Në mënyrë të ngjashme, maska është arti i tij, të transformuarit është prirja e tij, dhe gjithçka është kaq thellësisht njerëzore sa të bën të buzëqeshësh.
Molieri ka kuptuar, se, për të qenë pjesë e lojës, ai duhet t’i pëlqejë Mbretit dhe Kishës dhe atje rehatohet, madje edhe në rrjedhën e tregimit që më në fund mund të dalë në skenë lirshëm vetëm në 1669, sepse hipokriti nuk është më një njeri i kishës, por një arrivist, një mashtrues. Në fakt, në fund Orgoni, i cili ia dhuroi të gjitha pronat Tartufit, mashtrohet gjithsesi. Por ndërhyn dora hyjnore, lajmëtari i mbretit e sjell Tartufin në burg. Mbreti, shprehet Molieri, është aq largpamës, saqë, duke lexuar në zemra, ai ka zbuluar fajtorin. Pamundësia e dukshme e shpërbërjes e shndërron artificin në një element ekspresiv. Teatri duhej të përdorej për t’u treguar njerëzve defektet e tyre dhe t’u lejonte atyre të përmirësohen. Kështu që fundi miklues nuk është gjë tjetër veçse prekja mjeshtërore e Molierit: hipokrizia mbizotëron në tabelë kontrollin e botës dhe, nëse në skenë poeti, për dashurinë e vendit, duhet ta tregojë atë të mposhtur, ai e bën atë. Por është e qartë se kjo mund të ndodhë vetëm përmes një ndërhyrje të mrekullueshme.
Pjesën mund ta zhvendosim fare lehtë në kohën tonë: hipokrizia është një e metë që haset në të gjitha moshat dhe në të gjitha mjediset. Orgoni, nuk është një djalë i keq, ai vuan nga besimi i tepruar, që është karakteristikë e shumë prej burrave. Butësia e vajzës, Mariana, në pamundësi për të mbrojtur veten nga një martesë që ajo e urren, gjendet në shumë aspekte sipërfaqësore të jetës sonë të përditshme. Së fudnmi, djali i tij, Damis, i cili rri gjithnjë shpatëngrehur, tregon impulsivitetin, tipike e rinisë së tij. Vetëm Elmira, Kleanta dhe Dorina, përkatësisht grua, kunata dhe shërbëtorja e Orgonit, janë dinake dhe gjykojnë me drejtësi. Vargjet e Molierit i japin tekstit një muzikalitet mbresëlënës, poezia priret drejt shkurtësisë dhe u jep forcë fjalëve që rimojnë dhe i përgjigjen njëra-tjetrës. Një vepër që duhet lexuar dhe rilexuar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close