Peza: Akt i paprecedent në historinë e parlamentarizmit shqiptar,Dhuna ndaj Ballës

TIRANË, 27 Qershor/ ATSH-Gjergji Mima/-Deputeti, njëherësh edhe Zëdhënës i Kryesisë së Partisë Socialiste, Alfred Peza, reagoi sot ndaj incidentit që i ndodhi deputetit Taulant Balla në aeroportin e Romës.

Edi-Rama-dhe-Alfred-Peza_2016_04_25_1515_1461592556

“Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dënon me ashpërsinë maksimale aktin e rëndë kriminal të Jamarbër Malltezit, anëtar i Kryesisë së PD dhe bashkëshortes së tij, Argita Berisha, ndaj deputetit Taulant Balla në Aeroportin e Romës. Incidenti i rëndë i ndodhur në zemrën e kryeqytetit të një vendi anëtar të BE dhe dhuna e ushtruar ndaj Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PS, është një akt i pastër politik për shkak të funksioneve dhe veprimtarisë së tij politike. Por, edhe për shkak të luftës së pakompromis dhe qëndrimeve të qarta politike që kolegu ynë ka mbajtur në vijimësi kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Peza.

Sipas tij, “Goditja e rëndë fizike ndaj Taulant Ballës në territorin italian, ka qenë e parapërgatitur, e befasishme, e pabesë, e kryer me koshiencë të plotë dhe pasojë e një lufte të paprinciptë verbale ndër vite të familjes Malltezi & Berisha, ndaj tij”.
Ndaj sot, vijoi Peza, “i bëjmë thirrje Partisë Demokratike që të dënojë dhe të distancohet qartë dhe prerë, nga ky akt i paprecedent në historinë e pluralizmit shqiptar”.
“Goditjen ndaj Taulant Ballës, ne e konsiderojmë një goditje edhe ndaj të gjithë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të ulur ritmin e reformave të thella ku jemi përfshirë, si dhe për të frenuar luftën tonë politike kundër krimit dhe kriminelëve, korrupsionit dhe të korruptuarve”, theksoi Peza.

“Partia Socialiste i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të dënojë me ashpërsinë që meriton, këtë akt të rëndë kriminal ndaj një ligjvënësi të saj dhe ti bëjë thirrje palës dhunuese që ti thërrasë koshiencës së saj politike, për ta rikthyer jetën dhe ballafaqimin politik mes palëve, në hullitë e arsyes dhe metodave demokratike”, tha Peza.
“Grupi ynë parlamentar, i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që të angazhohen në nje proces hetimor të paanshëm, profesional dhe të shpejtë, në bashkëpunim edhe me agjensitë ligjzbatuese italiane, për ti shkuar deri në fund të vërtetës dhe për ti dhënë ndëshkimin e merituar fajtorëve”, përfundoi Peza.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close