Omicron drejt rënies?

ATSH-MIA/ – Shkencëtarët po shohin shenja se vala alarmante e Omicron mund të ketë arritur kulmin në Britaninë e Madhe dhe SHBA, pas së cilës numri i infeksioneve të reja mund të fillojë të bjerë.

Arsyeja për këtë është se Omicron është bërë aq ngjitës, sa mund të mos ketë më njerëz që nuk i ka kaluar, vetëm një muaj e gjysmë pasi u zbulua në Afrikën e Jugut.

”Prevalenca e tij mund të ulet aq shpejt sa rritet”, theksoi studiuesi Ali Mokdad nga Universiteti i Uashingtonit në Siatëll.

Në të njëjtën kohë, ekspertët paralajmërojnë se ka ende pasiguri të madhe se si do të zhvillohet faza e ardhshme e pandemisë.

”Sipas Universitetit të Uashingtonit, numri i rasteve të raportuara ditore në SHBA do të arrijë në 1,2 milionë deri më 19 janar dhe më pas do të bjerë ndjeshëm, thjesht sepse kushdo që mund të infektohet do të infektohet”, theksoi Mokdad.

Ai shtoi se, sipas vlerësimeve të universitetit, numri real i rasteve të reja ditore në SHBA, përfshirë njerëz që nuk janë testuar, tashmë ka arritur kulmin, në gjashtë milionë më 6 janar./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close