Kryeministri Kurti,Borellit:Kundërshtojmë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borel, për referendumin.

Ai i tha Borelit se qeveria e tij kundërshton mbajtjen edhe në Kosovë të referendumit të shtetit serb planifikuar për 16 janar .

Kurti i ka përsëritur Borelit se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendum me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë.

“Në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, kam përcjell qëndrimin tonë: serbët në Kosovë që kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendum në Serbi me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik. ”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close