Qëndrimi i Danica Drashkoviqit:Që nga Sllovenia, Kroacia,Bosnja dhe natyrisht në Kosovë ne lamë pas gjurmë të përgjakshëme kriminale

Danica Drashkovic,gruaja e politikanit serb Vuk Drashkovic ka një qëndrim ndryshe nga politika aktuale e shtetit serb në lidhje me luftërat dhe krimet e shkaktuara të soldateskës serbe nëpër vendet fqinje të saj.

Ajo ka dalë e ashpër dhe e drejt në denoncimin e kësaj politike dhe krimeve.

“Ne kemi luftuar shumë. Shkuam në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe më në fund në Kosovë. Dhe çfarë kemi bërë? Të mundur kudo, jemi histerikë nga Sllovenia, Kroacia, nga Bosnja dhe natyrisht nga Kosova. Ne lamë gjurmë të përgjakshëme kriminale pas, të cilat po zbulohen tani në gjykatën e Hagës, në gjyqet e komandantëve tanë politikë dhe ushtarakë.

Pra, çfarë tani? Prej dymbëdhjetë vitesh shpërndajmë disfata, nuk pranojmë se jemi fajtorë, se jemi kriminelë, agresorë, që dërguam ushtri e kriminelë në vende të huaja, të vrarë, të grabitur, të djegur, të rrënuar, të përdhunuar.

Ne duam t’ia shesim botës si patriotizëm, mbrojtje të popullit dhe territorit, por nuk është e mundur. Varrezat e së vërtetës së ashpër në atë rrugë nga Knini, Vukovari, Srebrenica, Sarajeva në Kosovë, këto janë gjurmët e turpit tonë që flasin në të gjitha gjuhët e botës dhe e përshkruajnë qartë sipërmarrjen e përbashkët kriminale, ashtu siç thanë prokurorët e Hagës”.

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close