Hovenier takon Bislimin: Të angazhuar për njohje reciproke përmes dialogut

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka takuar zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Hovenier tha se temë e takimit ishte përpjekja e shtetit të tij për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe dialogu me Serbinë.

“Diskutim produktiv me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi për angazhimin e Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe dëshirën tonë të përbashkët për ta parë Kosovën me marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke përmes dialogut të lehtësuar nga BE”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Hovenier dorëzoi letrat kredenciale te presidentja Osmani më 10 janar të këtij viti, duke u zotuar për vazhdim të partneritetit Kosovë-SHBA.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close