Serbet e Mitrovicës,pjesës veriore festojnë Vitin e Ri pravosllav serb nën buçimën e këngës nacinaliste luftënxitëse “Dëgjohet boria serbe nga Kosova”

Mediat njoftojnë se Festimi i Vitit të Ri pravosllav serb filloi në ora 20:00 në sheshin kryesor të qytetit në pjesën veriore të Mitrovicës.Përgjatë gjithë shëtitores është shpalosur flamuri serb 250 metra i gjatë.

Shpalosja e këtij flamuri u shoqërua me këngën “Dëgjohet boria serbe nga Kosova”

Përveç se po festohet një festë religjioze,është shpalosur një flamur gjigand i një shteti fqinj që nën këtë simbol ka kryer krime ndaj qytetarëve të shtetit ku po shpaloset i “glorifikuuar”.

Kjo krejt nën vargjet e një kënge nën tingujt e borisë së cilës thirret ushtria për të marshuar,ku aludimi është i qartë me vargun :sërish është serbe Fushë Kosova !

Më poshtë keni strofën e parë nga kënga nacionaliste që është kënduar në këtë rast (e përkthyer e përshtatur nga autori i këtij texti):

Dëgjohet boria serbe nga Kosova
Secilin serb për ta lumturuar
bini borisë, vëllezër, më fortë, më mirë,
sërish është serbe Fushë Kosova

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close