Abdixhiku: E papranueshme mbajtja e referendumit serb në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se është e papranueshme mbajtja e çfarëdo referendumi të një shteti tjetër në Kosovë.

Ai tha se legjislacioni si dhe praktikat ndërkombëtare janë të qarta në këtë drejtim.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfarëdo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare, janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni”, deklaroi Abdixhiku.

Faktori ndërkombëtar kërkoi sot që Qeveria e Kosovës të tërhiqet nga vendimi për të mos lejuar mbajtjen e referendumit serb në territorin e Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close