319-vjetori i Kuvendit të Arbrit, Ndreu: Restaurim i kishës së Shën Gjon Kryepremit

ATSH/ Bashkia e Lezhës përkujtoi sot me një aktivitet të organizuar në fshatin Merqi, 319-vjetorin e Kuvendit të Arbrit.

Duke përshëndetur këtë aktivitet, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu kujtoi se “më 14-15 Janar 1703 këtu u bë Kuvendi i Arbrit me përfaqësues të klerit katolik nga gjithë trevat shqiptare, për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fetar”.

“Ai Kuvend shënon ngjarjen e dytë më të rëndësishme, pas Besëlidhjes së Gjergj Kastriotit, më 2 Mars 1444 për sa i përket çështjes kombëtare”, tha Ndreu.

Ai theksoi se “në 319-vjetorin e kësaj ngjarje ishim në Merqi, jo vetëm për ta përkujtuar atë ngjarje, por dhe për të shpalosur planin e restaurimit të kishës së Shën Gjon Kryepremit, vendi ku u mbajt ky event kombëtar”.

Ndreu tha se “Dom Nikë Ukgjini, Dom Angjelin Krygja, biznesmenët Gjergj Liqejza dhe Viktor Jushi, si dhe Bashkia Lezhë do bashkojnë forcat për transformimin e kishës dhe ambienteve përreth në lartësinë e vlerave që përfaqëson”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close