Pashko Vasa për pellazgët

Shkruan: Fahri XHARRA

Ne nuk jemi të veçantë. E duam vërtet vëndin tonë, por akoma më shumë duam të vërtetën dhe drejtësinë – thoshte Pashko Vasa. Cila ishte ajo e vërteta që e kërkonte Vaso Pashë Shkodrani ?

“Pellazgët, që zbritën të parët nga deti në stere, në tokat e Greqisë së sotme, kishin sjellë me vete dhe kultin e një feje fare primitive .Historianët e lashtë, i pari Herodoti, njoftojnë se pellazgët u bënin perëndive lloj-lloj flijimesh, porse nuk e kishin zakon t’u vinin emra të posaçëm; ata nuk kishin hyjni të materializuara, idhuj të bërë nga dora e njeriut; adhuronin natyrën me dukuritë e saj mirëbërëse. Prandaj teogonia e tyre që më së fundi u përqafua e ndofta u përsos nga grekët, nuk ishte veçse fryt i vrojtimeve të lëvizjeve fizike të natyrës, të vazhdimësisë së kohës, të marrëdhënies së elementeve; me një fjalë ajo nuk ishte veçse një seri rrjedhimesh logjike ose më mirë, një shpjegim fare primitiv i sistemit të botës, pemët e para të punës mendore të njerëzve në lëmin e filozofisë “ -shkruante Vaso Pasha me 1879 në “ Albanien und die Albanesen: eine historisch-kritische studie “

Edhe pse Johan fon Han, studiuesi i pare i kohës sonë, që i përcaktoi shqiptarët e sotëm si pasardhës të pellazgëve i cili i vazhdoi kërkimet e veta historike e gjuhësore gjatë 40 vjetëve (shërbeu si konsull i Austrisë në Janinë). por edhe Jeronim De Rada poeti dhe studiuesi arbëresh, mbrojti të njëjtën tezë, toponimet pellazge mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe. Kur Kongresi i Berlinit e mohoi legjitimitetin e Shqipërisë, Pashko Vasa e mbështeti këtë argument, duke botuar në Paris dhe në Berlin, në gjuhen frënge dhe shqipe, veprën e tije të njohur “E vërteta për shqipërinë dhe shqipëtarët”.

“Çështja e prejardhjes së shqiptarëve nuk është vetëm një çështje e shqiptarëve, por ajo është një çështje e të gjithë rajonit ballkanik, pasi integrimi evropian mbi të cilin ne kërkojmë të aderojmë gjatë viteve të fundit, kërkon mbi të gjitha një aderim së pari kulturor dhe së dyti vlerash e arritjesh të përbashkëta. Homo pelasgus, si një “stërgjysh” i përbashkët i shqiptarëve dhe thrakasve ashtu siç thonë autorët antik, prej poemave të Homerit e gjer tek Herodoti, Hesiodi e Straboni, vërtet nuk ka të bëj me grekët e lashtë, por i vënë përball një të vërtete të madhe, asaj të së vërtetës shkencore, duhet të zhvishet nga mitet e legjendat nacionaliste dhe të studiohet si pjesë e shkencës. (shkruan Bledar KOMINI )

Pra : “Pellazgët, që zbritën të parët nga deti në stere, në tokat e Greqisë së sotme, kishin sjellë me vete dhe kultin e një feje fare primitive. Historianët e lashtë, i pari Herodoti, njoftojnë se pellazgët u bënin perëndive lloj-lloj flijimesh, porse nuk e kishin zakon t’u vinin emra të posaçëm; ata nuk kishin hyjni të materializuara, idhuj të bërë nga dora e njeriut; adhuronin natyrën me dukuritë e saj mirëbërëse. Prandaj teogonia e tyre që më së fundi u përqafua e ndofta u përsos nga grekët, nuk ishte veçse fryt i vrojtimeve të lëvizjeve fizike të natyrës, të vazhdimësisë së kohës, të marrëdhënies së elementeve; me një fjalë ajo nuk ishte veçse një seri rrjedhimesh logjike ose më mirë, një shpjegim fare primitiv i sistemit të botës, pemët e para të punës mendore të njerëzve në lëmin e filozofisë.” ( P.Vasa )

Pashko Vasa vuri në dukje se, kur njerëzit janë të detyruar të shpërngulen, ata i emërtojnë vendet e reja sipas atyre të vjetrave, të cilat u duhej t’i braktisnin. Kështu, emri i lashtë i Maqedonisë ishte Emathia (shqip: e madhja) dhe pellazgët, të detyruar të shpërngulen në drejtim të trevave të sotme shqiptare, e emërtuan krahinën malore Matia ose Mat. Virgjili pohon se heronjtë e mundur të Trojës bënë të njëjtën gjë kur u shpërngulën në Butrint; po kështu edhe arbëreshët kur mbërritën në Italinë e Jugut. Studiuesi J.Thomopullos radhiti një numër emërtimesh të tilla dhe, veç kësaj, tregoi se si fjalët etruske kishin të njëjtën rrënjë me përgjegjëset e tyre në shqip.

Zevsi bashkohet me Metis-in, Μήτις, zgjuarësinë, mendimin. Fjala Ment në gjuhën shqipe ka kuptim zgjuarsi, mendim. Grekët i kanë hequr n kësaj fjale dhe duke i shtuar pjesëzën e tyre – is kanë sajuar Metis. Mirëpo nga ky bashkim, pikërisht Zevsi Jupiteri lind Athenane Αθήνα (Minerva); por kjo lindje bëhet në kokën e Jupiterit, në selinë e zgjuarsisë, dhe jep Athenanë ose Athenën (Minervën) grekët nuk ruanin asnjë kujtim nga gjuha pellazgjike, kurrë nuk kanë mundur t’i japin një kuptim racional fjalës Athena; ata u kufizuan në hipoteza të thjeshta në të kundërtën gjuha shqipe na jep një shpjegim shumë të qartë e shumë bindës. Thane dhe thënë në gjuhën shqipe kanë kuptimin e foljes them. E thana dhe e thëna është të folurit;

Athena pra është fjala e perëndisë, po ajo fjalë që e gjejmë në të gjitha fetë të vjetrat dhe modernet, të coluri e Zotit të pellazgëve, që ka dalë nga Zeusi- forca, fuqia, dhe nga Metis- zgjuarsia e mendja. Rea në gjuhën shqipe do të thotë: re, qiell. (Marrë nga libri E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët i autorit Pashko Vasa )
Homo pelasgus, si një “stërgjysh” i përbashkët i shqiptarëve dhe thrakasve na vë përball një të vërtete të madhe, asaj të së vërtetës shkencore, e cila duhet të zhvishet nga mitet e legjendat nacionaliste dhe të studiohet si pjesë e shkencës.

Fahri Xharra,01.03.17
Gjakovë

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close