PDK nuk shkon në seancën e thirrur nga Kurti për referendumin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka mbajtur konferencë për medie lidhur me zhvillimet politike që kanë karakterizuar ditën e sotshme, Kryetari Memli Krasniqi ka shprehur qëndrimin e qartë të PDK-së, rreth çështjes së mbajtjes së referendumit të Serbisë, brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Tutje, Tahiri tha se qëndrimi i tyre është tashmë i njohur, ku për ne, organizimi dhe mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë, përbën një shkelje të sovranitetit dhe rendit tonë kushtetues.

Njoftimi i plotë
• Në këtë kuadër, ne i kemi paraprirë dhe kemi mbështetur qasjen për të mos lejuar organizimin e këtij referendumi.
• Do të dëshironim që Qeveria të kishte pasur një koordinim më të mirë me vendet e QUINT dhe vecmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në raport me këtë çështje, sepse kërkesa nga Republika e Serbisë drejtuar Republikës së Kosovës përmes OSBE-së, ka ardhur në Dhjetor,
• Dhe gjatë tërë kësaj kohe do të duhej ta shihnim një ofenzivë diplomatike të Qeverisë dhe Presidentes, në mënyrë që t’i bindin parnerët tanë që një kërkesë e tillë cenon rend, rendin tonë kushtetues.
• Fatkeqësisht qeveria ka vendosur të mos e bëjë një gjë të tillë.
• Por përkundër kësaj, kjo çështje tashmë ka epilog.
• Megjithatë, edhe pse e kemi një qëndrim të qeverisë, Qeveria dhe mazhoranca, kanë bërë thirrje për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për nesër, për ta shtruar këtë temë edhe brenda Kuvendit.
• Partia Demokratike e Kosovës e sheh krejtësisht të panevojshme thirrjen e kësaj séance dhe nuk do të marrë pjesë.
• Ne i kemi dhënë mbështetje një parimi, të cilin qeveria e ka shtyrë përpara dhe mendojmë se kjo nuk ka nevojë të prodhojë debat të mëtejmë.

• Prandaj, e konsiderojmë të panevojshme mbajtjen e një seance të tillë, e cila është përpjekje për shmangie të përgjegjësisë nga ana e Qeverisë.

• I bëjmë më dije kryesministrit se zbatimi i ligjeve dhe vendimeve që rrjedhin nga ligjet është përgjegjësi kushtetuese e Qeverisë dhe jo Kuvendit.
• Për më tepër, rendi ynë kushtetues nuk mund të mbrohet me Rezoluta. Qeveria I ka të gjitha instrumentet në dorë për të mbrojtur rendin tonë kushtetutes dhe për ti qendruar mbrapa vendiimeve të saj.
• Partia Demokratike e Kosovës respekton të drejtat kushtetuese të të gjithë qytetarëve të saj pa dallim, po aq sa edhe mos cenimin e rendit tonë kushtetues dhe sovranitetit tonë shtetëror.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close