Publikohen në internet të dhëna sensitive të ushtrisë polake

ATSH-PAP/ – Një listë gjithëpërfshirëse që përmban mbi 1,7 milionë artikuj të pajisjeve dhe furnizimeve të përdorura ose të kërkuara nga forcat e armatosura polake është publikuar në internet, raportoi faqja e internetit Onet.pl.

Ministria polake e Mbrojtjes Kombëtare deklaroi se “rasti është duke u analizuar në detaje nga shërbimet tona”.

Sipas raportit të Onet.pl, informacioni mund të jetë jashtëzakonisht i vlefshëm për shërbimet e huaja sekrete.

“Burimi ynë, një specialist në sigurinë kibernetike, tha se baza e të dhënave ishte shkarkuar tashmë nga përdorues nga më shumë se 10 vende, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën,” shkroi Onet.pl.

“Ne kemi konfirmuar rrjedhjen në dy burime të pavarura të lidhura me forcat speciale”, shtoi ajo.

”Të dhënat e rrjedhura përfshijnë informacion mbi pajisjet e blera nga Polonia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani dhe Izrael”, tha faqja web.

Onet.pl shkroi se rrjedhja ka të ngjarë të ketë origjinën nga njësia e planifikimit të logjistikës së ushtrisë në Bydgoszcz, në Poloninë Veriore.

Ministria tha gjithashtu se po heton “nëse kishte një rrjedhje dhe nëse dosja e zbuluar ishte prodhuar në fakt nga forcat e armatosura të Polonisë”.

Ajo shtoi se një nga skenarët e analizuar ishte nëse dokumenti kishte qenë vetëm një skedar testimi i softuerit ose një dosje e tenderit publik josekret.

Grupimi kryesor opozitar i Polonisë, Koalicioni Qytetar i qendrës (KO), ka kërkuar që ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak të japë dorëheqjen.

KO gjithashtu ka thënë se qeveria duhet të japë një sqarim të detajuar për publikun se si ka ndodhur rrjedhja dhe kush ka qenë përgjegjës.

Blaszczak u përgjigj shpejt në Twitter, duke thënë se asnjë informacion i klasifikuar nuk ka rrjedhur.

“Unë rekomandoj që politikanët e opozitës të kthjellohen dhe të pinë një gotë me ujë të ftohtë”, deklaroi ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close