Nis censusi i Shpendëve të Ujit në 30 zona bregdetare

ATSH/- Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka nisur numërimin e shpendëve në kuadër të censusit ndërkombëtarë të shpendëve dimërues..

Censi i Shpendëve të Ujit realizohet çdo vit nga AKZM në bashkëpunim me ekspertët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Ornitologë.

Ky census zhvillohet njëkohësisht në 146 vende të botës në 15-16 janar 2022.

Punonjës të AKZM-ve kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm numërimin e shpendëve në Liqenin e Banjës Gramsh, në Liqenet e Belshit si edhe në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna.

Qëllimi i këtij censi është verifikimi nëpërmjet inventarizimit sipas metodikës përkatëse të popullatave të këtyre shpendëve, të specieve respektive, në të 30 zonat ligatinore bregdetare, liqeneve natyrorë dhe artificialë, grykëderdhje lumenjsh, këneta etj.

Shqipëria i është bashkuar Censit Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit që në vitin 1993, ku fillimisht ky census u zhvillua në habitatet bregdetare dhe liqenin e Shkodrës. Në nivel ndërkombëtar censi ka filluar që në vitin 1967.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close