Tërmeti në Pukë, Bashkia: Dëmtime në disa pallate

ATSH/- Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter në thellësi 2 kilometër ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Pukës.

Në një njoftim për mediet, Bashkia e Pukës bën të ditur se janë konstatuar dëme tek disa pallate tek lagjja e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorëve ka plasaritje, ndërkohë janë të dukshme dëmtimet në oxhaqet e pallateve.

Plasaritje dhe rënie suvaje ka dhe në spitalin e qytetit.

Bashkia Puka ka porositur administratorët dhe kryepleqtë e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close