OSBE nuk mund të ndihmojë procesin e referendumit të Serbisë në Kosovë

OSBE nuk ka mundësi të ndihmojë procesin e referendumit të Serbisë në Kosovë. OSBE në Kosovë përmes një njoftimi publik ka njoftuar se për shkak se nuk ka pasur pëkqimin e të gjitha palëve nuk e ka të mundur ta ndihmojë procesin e votimit në referendumin e Serbisë në Kosovë.

Njoftimi i plotë i OSBE-së i postuar në faqen e tyre në fcb: Misioni i OSBE-së në Kosovë po monitoron nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me referendumin serb. Misioni i OSBE-së ka qenë i gatshëm të kryente një operacion për mbledhjen e votave në përputhje me precedentin e mëparshëm dhe me pëlqimin e të gjitha institucioneve përkatëse, dhe me të vërtetë kishte ofruar një gjë të tillë.

Kërkesa thelbësore për kryerjen e një operacioni të tillë është pëlqimi i të gjitha palëve. Në mungesë të pëlqimit, nuk është e mundur që misioni të kryejë një operacion të përmasave të tilla, i cili duhet të respektojë standardet më të larta profesionale zgjedhore. Për më tepër, në kohët e pandemisë, planifikimi dhe zbatimi i një operacioni të tillë kërkon kohë shtesë për të garantuar sigurinë e stafit mbështetës zgjedhor dhe votuesve.

Në mungesë të pëlqimit të nevojshëm, siç është bërë e qartë në deklaratat e mëparshme, dhe siç u është komunikuar të gjitha palëve, nuk ka rezultuar e mundur që Misioni të kryejë një operacion të tillë me këtë rast. Ambasadori Davenport e përsëriti këtë mesazh në një letër dërguar Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë dhe Metohi më 14 janar dhe ambasadori e ritheksoi qëndrimin në një bisedë telefonike me Dr. Petar Petkoviq mëngjesin e sotëm të 15 janarit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close