​Kurti paraqet rezolutën tetë pikëshe në Kuvend për referendumin serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paraqitur rezolutën tetë pikëshe para deputetëve për ta ndaluar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Në foltoren e Kuvendit, gjatë seancës së jashtëzakonshme, kreu qeveritar tha se përmes ndalimit të referendumit serb, askush, askujt s’po ia cenon të drejtën e votës, por vetëm po respektohen Kushtetuta dhe ligjet. Sipas tij, qytetarët serbë të Kosovës mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës ndërlidhëse në Prishtinë.

Ai tha se praktikat e gabuara të kaluara nuk e arsyeton vazhdimit të gabimit të njëjtë.

“Në situatën konkrete, askush, askujt s’po i cenon të drejtën e votës. Thjesht nisur nga fakti që detyrën e Ambasadës së Serbisë në Republikën e Kosovës e ushtron Zyra ndërlidhëse në Prishtinë, votimi për referendum mund të bëhet në këtë zyre në pajtim me ligjin dhe kushtetutën tonë. Natyrisht se duhet adresuar elefanti në dhomë, të gjithë e dinë se mbledhjen e kutive të qytetarëve të Kosovës për zgjedhjet në Serbi e ka bërë OSBE-ja në vitin 2012-2014-2016 dhe 2017. OSBE-ja këtë e ka bërë pas pëlqimit nga autoritetet vendore, por organizimin e zgjedhjeve siç e dimë e kanë bërë strukturat ilegale të Serbisë që janë financuar nga Beogradi. Serbët e Kosovës këto vite nuk kanë votuar si votues jashtë vendit, por si votues brenda vendit. Problemi nis te kushtetuta e Serbisë që e trajton Kosovën si njësi brenda Serbisë. Një kushtetutë që daton para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, përkatësisht nga vitit 2006. Megjithatë një praktik e gabuar e vendosur ndër vite nuk e arsyeton vazhdimin e gabimit të njëjtë. Pëlqimi i autoriteteve nuk është mbi ligjin e as më pak mbi kushtetutën. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet si e tillë. Organizimi i votimit jashtë Zyrës ndërlidhëse është kundër parimeve kushtetuese të Kosovës”, tha ai.

Ai duke paraqitur rezolutën, tha se mbajtja e referendumit cenon sovranitetin dhe rendin kushtetutës në Kosovë.

“1. Kuvendi i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i qytetarëve të Kosovës, shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Kosovës si dhe është në kundërshtim me kushtetutën, ligjet dhe praktikat ndërkombëtare. 2. Kuvendi kërkon nga Qeveria dhe institucionet gjegjëse të Kosovës që të marrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cenimin dhe rendin kushtetuese të Kosovës nga mbajtja e referendumit të një shtetit të huaj në territorin e Kosovës. 3. Kuvendi rithekson përkushtimin e Kosovës për të garantuar dhe mbrojtur të gjitha të drejtat e shtetasve të Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet. Në këtë frymë Kuvendi i Kosovës afirmo të drejtën e qytetarëve me dyshtetësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në përputhje me standardet kushtetuese dhe praktikat ndërkombëtare. 4. Në rastin konkret të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë iu garantohet e drejta të votojnë përmes postës, apo zyrës ndërlidhëse në Prishtinë. 5. Kuvendi thekson se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës, sikundër përfshirja e grupacioneve apo strukturave ilegale përbënë shkelje të qartë të Kushtetutës dhe praktikave ndërkombëtare. 6. Kuvendi shpreh kundërshtim ndaj veprimeve të vazhdueshme të Serbisë për të instrumentalizuar dhe keqpërdorin qytetarët serb të Kosovës në shërbim të politikave të veta armiqësore ndaj Kosovës. 7. Kuvendi mirëpret qëndrimet e prera të Bashkësisë ndërkombëtare për sundimin e ligjit në Kosovë dhe pret mbështetje për të drejtat legjitime dhe parimore të Kosovës. Pasi vetëm duke trajtuar në mënyrë të barabartë gjitha shtetet e rajonit garantohet stabiliteti, demokracia dhe fryma euroatlantike. 8. Kuvendi mbetet i përkushtuar për të dhënë kontributin e tij për mbrojtjes e sovranitetit dhe rendit kushtetues, si dhe të drejtave kushtetuese të të gjitha qytetarëve të saj. Si dhe avancimin e demokracisë dhe agjendës euro-antalinke në Kosovë. Ky qëndrim është parimor dhe nuk është kundër askujt. Është për të mirën e të gjithëve pa diskriminuar dhe privilegjuar asnjëri. Është edhe vlerë dhe dobi edhe e drejtë edhe drejtësi”, shtoi ai.

Kurti tha se shtetasit me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në shtet tjetër, por vetëm duke respektuar rregullat e shtetit përkatës.

“Votimi për referendumin që do të mbahet nga Serbia i garanton komunitetit joshumicë serb në bazë të kushtetutës dhe ligjeve në fuqi në Kosovë. Por ushtrimi i kësaj të drejte mund të bëhet nën ombrellën e normave juridike tonave, duke respektuar në mënyrë analogjike rregullat për votim jashtë vendit që vlejnë për qytetarët e Kosovës dhe të parapara me ligjin për zgjedhjet. Kjo nuk është diçka e paprecedent, përkundrazi edhe praktika evropiane e thotë të njëjtët që shtetet anëtare duhet t’i mundësojnë qytetarëve të tyre të marrin pjesë në procese zgjedhore. Ne këtu e dimë se shumë qytetarë tanë që kanë dyshtetësi nuk është e thënë që votojnë vetëm në njërin shtet, e shfrytëzojnë të drejtën për të votuar edhe në shtetin tjetër kur kanë më shumë se një nënshtetësi. Por gjithmonë duke respektuar rregullat e vëna për këtë proces nga shteti përkatës kur kryhet votimi”, përfundoi ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close