Trajkoviq: Vuçiq synon ta kthejë kontrollin mbi serbët me metoda të vjetra

Rada Trajkoviq, politikania serbe e Kosovës, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth referendumit të Serbisë dhe refuzimit të institucioneve të Kosovës që të mbahet edhe në territorin e saj.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës ka dhënë një intervistë për jugpress, citon danas, ku ka deklaruar se refuzimi do t’i shërbejë më së shumti presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas saj cenimi i vazhdueshëm i marrëveshjes së Brukselit nga kryeministri kosovar, Albin Kurti e ka frymëzuar presidentin serb që të fillojë të mendojë për cenimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

“Përshtypja ime është se lëvizja e radhës e Vuçiqit mund të jetë nxjerrja e serbëve nga institucionet e Kosovës dhe bojkotimi i zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë. Ky kërcënim për destabilizimin e Kosovës po bëhet më konkret, veçanërisht nga frika e Vuçiqit se disa serbë të tjerë – jo Lista Serbe – mund të marrin pozita të rezervuara për serbët brenda sistemit të Kosovës”, tha ajo.

Trajkoviq më tutje pohoi se “Mos të harrojmë se deri vonë serbët në sistemin e Kosovës kontrolloheshin nga “kontrolluesi” joformal i Vuçiqit për Kosovën, Milan Radoiçiq. Por pas vendimit për sanksionet amerikane ndaj tij, kjo qendër pushteti humbi besueshmërinë e saj. Tani duket se Vuçiq dëshiron ta kthejë kontrollin mbi serbët e Kosovës në mënyrat e vjetra – brenda institucioneve të Serbisë në Kosovë”.

E pyetur se si e percepton dhe komenton faktin se në Kosovë nuk do të organizohet referendumi, ajo tha se “refuzimi i Kurtit për të organizuar referendum në territorin e Kosovës është thjesht mohim i realitetit”.

“Fakti është se Kosova nuk ka sovranitet të plotë ndërkombëtar, siç është fakti që Beogradi nuk ka kontroll funksional mbi territorin e Kosovës, dhe zgjidhja e kësaj marrëdhënie komplekse është temë dhe qëllimi i negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, konsideron Trajkoviq.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close