Gjokoviqi humb gjyqin, pritet të dëbohet nga Australia

Shpresat e Novak Gjokoviçit për të luajtur në turneun e tenisit “Australian Open” u shuan të dielën pasi një gjykatë hodhi poshtë ankesën e yllit të tenisit kundër një urdhri deportimi.

Tre gjyqtarë të Gjykatës Federale mbështetën njëzëri vendimin e marrë të premten nga Ministri i Emigracionit të Australisë, Alex Hawke për anulimin e vizës së 34-vjeçarit serb për arsye të interesit publik.

Vendimi do të thotë që Gjokoviq, i cili nuk është vaksinuar kundër COVID-19, do të qëndrojë në paraburgim në Melburn derisa të deportohet.

Deportimi zakonisht ndodh sa më shpejt që të jetë e mundur pas një urdhri, përveç nëse parandalohet nga veprimi gjyqësor.

Qeveria nuk ka thënë se kur do të largohet Gjokoviq. Një urdhër dëbimi zakonisht përfshin gjithashtu një ndalim tre-vjeçar të kthimit në Australi.

Novak Gjokoviç tha të dielën se ishte “jashtëzakonisht i zhgënjyer” nga vendimi i gjykatës, por ai do të pajtohej dhe do të largohej nga vendi.

“Unë e respektoj vendimin e gjykatës dhe do të bashkëpunoj me autoritetet përkatëse në lidhje me largimin tim nga vendi”, tha 34-vjeçari.

Gjyqtari kryesor, James Allsop, tha se gjykimi kishte të bënte me atë nëse vendimi i ministrit ishte “iracional ose ligjërisht i paarsyeshëm”.

“Nuk është pjesë e funksionit të gjykatës që të vendosë mbi meritat ose mençurinë e vendimit,” tha Allsop.

Kolegji i gjyqtarëve nuk dha shpjegime me shkrim për vendimin e tyre të dielën. Ato do të publikohen në ditët në vijim.

“Ky nuk është një apel kundër vendimit të qeverisë ekzekutive. Është një kërkesë në gjykatë si një krah i veçantë i qeverisë … për të shqyrtuar … ligjshmërinë e vendimit (të ministrit)”, tha ai.

Gjokoviq u urdhërua gjithashtu të paguante shpenzimet gjyqësore të qeverisë.

Procesi gjyqësor që Gjokoviq kishte shpresuar se do të mbante gjallë aspiratat e tij për një titull të 21-të Grand Slam ishte jashtëzakonisht i shpejtë për standardet australiane.

Brenda tre orëve nga njoftimi i Hawke të premten pasdite se viza e Gjokoviqit ishte anuluar, avokatët e tij ishin para një gjyqtari të Gjykatës Federale të Qarkut për të nisur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit.

Çështja u dërgua në Gjykatën Federale të shtunën dhe parashtresat u dorëzuan nga të dyja palët po atë ditë.

Të tre gjyqtarët e dëgjuan çështjen për pesë orë të dielën dhe shpallën vendimin e tyre dy orë më vonë.

Në mes të përfundimit të seancës dhe vendimit, Tennis Australia, organizatori i turneut, kishte njoftuar se Djokovic ishte planifikuar të luante ndeshjen e fundit të hënën në Rod Laver Arena.

Ai duhej të luante me Miomir Kecmanoviq, një bashkëkombëtar serb i renditur i 78-ti në botë.

Tenis Australia nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm për humbjen ligjore të tenistit.

Ministri e anuloi vizën me arsyetimin se prania e Gjokoviqit në Australi mund të jetë një rrezik për shëndetin dhe “rendin e mirë” të publikut australian dhe “mund të jetë kundërproduktive ndaj përpjekjeve për vaksinimin nga të tjerët në Australi”.

Viza e Gjokoviçit u anulua fillimisht më 6 janar në Aeroportin e Melburnit disa orë pasi ai mbërriti për të garuar në Grand Slam-in e parë të vitit 2022.

Një zyrtar kufitar anuloi vizën e tij pasi vendosi që Gjokoviq nuk kualifikohej për një përjashtim mjekësor nga rregullat e Australisë për vizitorët e pavaksinuar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close