Bordi miraton buxhetin e RTK-së për vitin 2022

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në mbledhjen e datës 22 Janar 2022, aprovoi projeksionin buxhetor për vitin 2022 në vlerë prej dhjetë milionë e pesëqind e tridhjete e shtatë mijë euro, 10, 537, 000.

Vendimi për aprovimin e buxhetit ka ardhur pas një sërë analizash dhe diskutimesh në mes të Bordit të RTK-së si organ kolegjial-drejtues i transmetuesit publik dhe menaxhmentit të transmetuesit publik, me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve në përputhje me mundësitë aktuale buxhetore.

Sipas detyrimeve ligjore, Bordi i RTK-së e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar projektbuxhetin vjetor duke siguruar që shpenzimet e RTK-së nuk i tejkalojnë burimet e tyre financiare.

Në mbledhjen e Bordit ka marrë pjesë z. Shkumbin Ahmetxhekaj, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së dhe Adelina Valla-Hyseni, udhëheqëse e Departamentit të Financave në RTK.

Z. Ahmetxhekaj e ka informuar Bordin për planet fillestare të punës, në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të tij si Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm, të parapara me ligjin dhe statutin e RTK-së. ˙

Gjithashtu, pas deklarimit publik të ish-anëtarëve të Bordit të RTK-së z. Bajram Mjeku dhe z. Albinot Maloku të datës 20.01.2022 lidhur me çështjen e telefonave mobil, Bordi i RTK-së sqaron se asnjëri nga ish-anëtarët e lartpërmendur nuk bëjnë pjesë në listën përfituese të telefonave mobil, të paraqitur në vendimin me Nr. 0007/22 të datës 19.01.2022. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk është apostrofuar në vendimin në fjalë, ku është sqaruar se pjesë e përfitueseve të telefonave mobil janë “kryesisht anëtarë të menaxhmentit dhe të bordit”, por jo të gjithë prej tyre.

Bordi sqaron se faktet e paraqitura në këtë vendim janë gjetje të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të RTK-së (NjAB), ku specifikohet data e përfitimit të këtyre telefonave, 12 shkurt përkatësisht 2 mars 2021.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close