ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Pajisuni me zinxhirë e goma dimërore

ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

ARRSH thekson se kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë nën 0°C.

”Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

Në aksin Korçë-Dardhë është punuar gjatë natës për shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi temperaturat ranë në -11°C.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close