SHBA: Shqetësues plani rus për një lider pro Moskës në Kiev

ATSH-ANSA/ – Plani i dyshuar i Moskës për vendosjen e një lideri pro rus në Kiev është shqetësues, deklaroi Emily J. Horne, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Në komunikatën e rastit thuhet se kryeministri i ardhshëm i vendit mund të ishte ish-deputeti ukrainas Yevhen Murayev, i cili konsiderohet i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.

”Ky lloj konspiracioni është shumë shqetësues. Populli ukrainas ka të drejtën sovrane për të përcaktuar të ardhmen e tij dhe SHBA rithekson se qëndron në anën e aleatëve të zgjedhur në mënyrë demokratike”, theksoi Horne.

Ministria e Jashtme britanike njoftoi dje se Kremlini nuk po shqyrton vetëm një inkursion ushtarak në Ukrainë, por edhe “pushtim” sipas rregullave duke instaluar në qeverinë e Kievit një pro rus.

Kandidati për kryeministër i Moskës në ish-republikën fqinje sovjetike është ish-deputeti ukrainas, Yevhen Murayev.

Ministria e Jashtme Britanike gjithashtu pretendon se ka informacion në lidhje me kontaktet ndërmjet shërbimeve sekrete ruse dhe katër personalitete të tjera politike të Kievit, ish-kryeministri Mykola Azarov, ish-zëvendëskryeministrat, Serhiy Arbuzov dhe Andriy Kluyev, si edhe ish-zëvendësshefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vladimir Sivkovich, të cilët kanë qenë të gjithë në detyrë në kohën e presidentit të konsideruar pro rus, Viktor Yanukovych, i rrëzuar nga pushteti në vitin 2014.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close