Kryeministri Kurti: Me masa synojmë ngadalësimin e rritjes së numrit të rasteve me covid

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me masat e reja që Qeveria ka aprovuar kundër COVID-19, synohet që të ngadalësohet rritja e numrit të rasteve me koronavirus.

Ai tha se për shkak të vaksinimit, numri i të hospitalizuarve është i ulët, por theksoi se numri i rasteve të reja nuk mund të ndalet.

“Si qëllim kryesor i masave është që së paku ta ngadalësojmë rritjen enorme të rasteve të reja sepse nuk mund ta ndalim, por të paktën ta ngadalësojmë. Ne na duhet medoemos ta reduktojmë sa më shumë shpejtësinë e përhapjes së virusit dhe një ngadalësim i tillë u jep mundësi qytetarëve të vaksinohen. Interesimi për tu vaksinuar po shtohet, qytetarëve po u përgjigjen thirrjeve”, tha ai.

Kurti bëri thirrje edhe nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohet për pandeminë, që qytetarët të vaksinohen.

“Për shkak të natyrës ngjitëse të Omicron pritet që numri të rritet edhe në vazhdim. Pra është si qëllim kryesor i masave te miratuara ta ngadalësojmë rritjen enorme të rasteve se nuk e ndalim dot. Ngadalësimi do bëjë që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet menjëherë”.

Ai shtoi se shumica e të vdekurve kanë qenë të pavaksinuar, ndërsa tha se mbi 80% e rasteve të vdekjeve kanë qenë te pavaksinur, dhe me variantin Omicron kanë qenë grupmosha 10-19 në javën e fundit”.

“Përkundër numrit të madh të të vaksinuarve, nuk na ofrojnë siguri për ditët dhe muajt në vijim. Rritja eksponenciale e rasteve të paktën për një kohë do të jetë e pashmangshme çfarëdo kufizime që vendosim”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close