Oliver J. Schmidt , je vonuar !

Fahri Xharra
Gjakovë-02.07.16


Schmitt napërkujton se në vitin 2013 gjatë vizitës në Kosovë Erdogan tha se Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë. Po atë vit ndërsa po kthehej nga një udhëtim në Afrikën Veriore Erdoan nga aeroporti i Stambollit përshëndeti Sarajevën, Mekën dhe Medinën. «Politikanë të Ballkanit si ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, të cilët e mbajnë të hapur opsionin turk, kanë përvetësuar këtë retorikë dhe kanë folur, për shembull, për lidhjet e gjakut të shqiptarëve me turqit», shkruan Schmitt.( http://dialogplus.ch
/oliver-schmitt-europa-nuk-duhet-ta-toleroje-retoriken-e-erdoanit-ne-ballkan-119691 )
Mrekulli , por pak vonë. Pse vonë për ne shqiptarët ? E shfletojmë më poshtë .
Të”kënaqemi” me shkrimin e Schmidtit ( po duket se i ka ra pishman për atë çka fliste vite të tëra, mu atëherë kur na duheshin këto fjalë që po thotë sot, e ky fliste të kundërten ):”olio Schmitt kritikon jo vetëm politikanët, por edhe shkencëtarët që merren me osmanistikë dhe të cilët kryesisht preferojnë të heshtin përballë retorikës neoosmane të Erdoanit. «Vitet 1529 dhe 1683 paraqesin kthesa të rëndësishme në historinë osmane. Para Vjenës më 1529 mori fund fushata në dukje e pandalshme ngadhënjimtare e ushtrisë osmane. Më 1683 dështoi sulmi i madh dhe i motivuar edhe nga feja kundër Perandorisë së Shenjtë Romake. Deri në vitin 1699 Perandoria e Habsburgut rimori ultësirën e Panonisë dhe u shkaktoi osmanëve humbjen deri atëherë më të madhe territoriale.”

Po , ore shkencëtar pse tani , kur të gjithë e kuptuam qëllimin tani e hap alarmin?: Në tekstin e tij Schmitt kërkon që në Europë të debatohet hapur mbi retorikën e qeverisë turke, e cila përkrah hulumtues të cilët në kontekstin osman viktima i shohin vetëm myslimanët. Kush merret me rrethanat e pushtimit osman, me legjitimitetin apo refuzimin e sundimit osman nga popullsia shumicë kristiane, me kontributin integrues të perandorisë apo me trashëgiminë e saj, ai hyn në terren delikat politik “

E shef miku i mirë i historisë , tani mundohesh të lanë m…t me sh….ë ?
Ishin do kohëra kur ti e verbove opinionin dhe politikën shqiptare dhe atë të Kosovës. Maqedonia e ka të vështirë të largohet nga kollapsi kombëtar , pas “furnizimit “ të hoxhallarëve, interesxhive, the kriptoturqëve me librat tuaja antishqiptare.

“”Më kujtohet që në grupin e atyre që me të madhe të kundershtonim isha edhe unë “ “Pranimi i prof. Oliver Jens Schmitt-it ne ASHAK si anëtar me korrespodencë dhe nderimi e vlerësimi qe iu bë atij për shkrimet mbi tematika te historisë shqiptare për disa historianë e intelektualë të shquar shqiptar ishte vendim i gabuar, kurse për disa historianë e të tjere ishte vendim i merituar, ndërsa kritikuesit e këtij vendimi ishin të gabuar.””(fxh )

“”Arsyeja dhe qëllimi i kësaj ngutie dhe procedimi te pazakont në boten universitare dhe shkencore nuk dihen, mirepo ka një relacion kohor me Shpalljen e Pavaresisë së Kosovës dhe procesim e njohjeve të Pavaresise, si dhe nje perputhshmeri me kundërveprimet e akorduara kundër kesaj Pavaresie, një agjende diversive për ndarje neë ‚kosovare‘ e ‚shqiptare‘ dhe per perçarje në baze fetare, si brum per radikalizem islamik, i cili duhet te shërbente për akuzë ne njëmoment te caktuar .”””
“Të dyja këto agjenda brumin e tyre e gjetën në shkrimet e Schmitt-it kundër Skënderbeut (dhe disa tjera si „Kosova: histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, apo „Shqiperia Veneciane“, ose “Shqiptarët – Një histori mes Orientit dhe Oksidentit” , ashtu që botimit të përkthimit të Ardian Klosit i erdhen ne ndihmë ‘elita’ e re nga Tirana, si lubonjat, putot, ceket, jazexhite etj, qe ngriten temat, jo vetem kunder Skenderbeut si mit, por si johero, si ‚mizor‘ e ‚hakmarres“, “vrasesin me te madh te shqiptareve”, per me keq, si ‘vrasës të shqiptareve muslimane’, si tezë të cilen pastaj e morën gezimkelmendet, irfansalihet, mullaosmanet etj., deri te forumistet e rinj muslimane!””

Tani shkruaj çka të duash , neve na mbjelle farën e dyshimit në vetevete, farën e mohimit të vetvetës dhe humbjen e autoriteti kombëtar shqiptar në Europë .
Populli shqiptar , kurrë nuk ta falë atë antihistorinë shqiptare që me njerzit tanë e përhape me dirigjim , ndër ne .

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close