Kosova me fitore të thellë ndaj Burkina Fasos

Trajneri i ri Alain Giresse ka arsye të ndihet i lumtur sonte me skuadrën e tij. Kosova e ka mposhtur bindshëm Burkina Fason.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 5-0.

Golat kanë nisur herët. Ka qenë minuta e katërt e ndeshjes kur Aliti ka realizuar një gol të bukur pas një asistimi nga Edon Zhegrova. Pastaj ka qenë minuta e 22-të kur Zhegrova ani se kaloi dy-tre lojtarë të Burkina Fasos dhe gjuajti në drejtim të portës topin e priti mbrojtja kundërshtare, por aty ishte Astrit Selmani, i cili me një goditje të fortë e ka dërguar topin në rrjetë, duke bërë rezultatin 2-0. Me këtë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë nuk ka vonuar shumë dhe Kosova ka gjetur sërish golin. Ka qenë minuta e 52-të kur Mërgim Vojvoda ka realizuar për rezultatin 3-0. Në minutën e 67-të dhe për  4-0 ka realizuar Rashica.

Pesë minuta para se Rashica të shënonte Ujkani mbrojti një penallti nga Edmond Tapsoba.

Debutuesi Toni Domgjoni ka gjetur golin në minutën e 73-të dhe të pestin për Kosovën në këtë ndeshje.

Burkina Faso ishte gjysmëfinalist në kampionatin afrikan të mbajtur së fundmi, ndërsa edhe në Ranglistën e FIFA-s qëndron në pozitë më të mirë se sa Kosova.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon me Zvicrën.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close