Takimi me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq.

Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të mbajtur më 24 mars, ku u vendos edhe për themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor ndaj Stevanoviqit. Në njoftim u tha se vendimi për suspendim do të jetë në fuqi deri “në një njoftim tjetër”.

Suspendimi i Stevanoviqit vjen pasi ajo kishte marrë pjesë në një takim në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të serbëve të Kosovës.

Lidhur me pjesëmarrjen e saj në këtë takim që u mbajt më 22 mars kishte pasur reagime edhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila kishte argumentuar se veprime të tilla cenojnë integritetin profesional dhe moral të kryetarëve të gjykatave të Kosovës.

“Gjyqtarët dhe kryetarët e gjykatave në Republikën e Kosovës duhet të sillen me integritet të lartë moral dhe profesional. Çdo pjesëmarrje në një takim të tillë e cenon këtë integritet”, kishte thënë Haxhiu.

Më 22 mars në Beograd, presidenti serb, Vuçiq u takua me përfaqësuesit serbë të Kosovës, me të cilët bisedoi për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë.

Më 3 prill, Serbia do të mbajë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare dhe serbët e Kosovës, sipas Vuçiq, do të votojnë në komunat në Serbinë Qendrore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close