Kampioni evropian,Italia mbetet jashtë Botërorit

Maqedonia e Veriut e ka eliminaur Italinë, duke shkuar në finale ndaj Portugalisë për biletën që dërgon në Botërorin e Katarit.

Kampioni aktual i Evropës është mposhtur në play-off nga Maqedonia e Veriut në sekondat e fundit të ndeshjes.

Pas golit të Trajkovskit në minutën e 90+ ëndrra italiane u shua.

Portugalia e ka mposhtur Turqinë me rezultat 3-1. Portugezët krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë më Otavion dhe Jotan që realizuan në minutat 15’ dhe 42’, kurse Nunes shënoi për 3-1 në minutat shtesë. Turqia provoi që ta përmbyste rezultatin në pjesën e dytë por nuk arritën që të shënonin më shumë se një gol deri në fund të ndeshjes. Burak Yilmaz realizoi në minutën e 65-të.

Uellsi nga ana tjetër e ka mposhtur Austrinë me rezultat 2-1 duke e eliminuar kështu nga ky kompeticion. Gareth Bale realizoi dy gola në minutat 26’ dhe 51, kurse për Austrinë goli erdhi nga Davies që në minutën e 65-të shënoi në portën e tij. Ndeshja tjetër, ajo ndërmjet Suedisë dhe Republikës së Çekisë ka shkuar në vazhdime pas barazimit pa gola brenda 90 minutave.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close