Sot ditë zie në Kosovë në nderim Madeleine Albright

Sot në Kosovë është ditë zie në nderim të mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish Sekretares Amerikane të Shtetit, cila u nda nga jeta të mërkurën më 23 mars 2022. Këtë ditë zie e ka shpallur Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në shenjë respekti shtetëror, dita e premte, datë 25 mars 2022, shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës për të kujtuar miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright e cila u nda nga jeta të mërkurën më 23 mars 2022. Zonja Albright e njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, ka thënë Presidentja Osmani.

Me vendim të Presidentes Osmani, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Edhe Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për të hënën seancën plenare, për shkak të vdekjes së ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, e cila do të kujtohet përherë nga Kosova si mbështetëse dhe mike e madhe e shqiptarëve, që ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë. Ajo është e njohur për rolin bosht në negociatat në Rambuje mes palës shqiptare dhe asaj serbe, që i paraprinë fushatës së bombardimeve të NATO-s në Serbi. Ndërkohë, sonte ndizen qirinj në shenjë mirënjohjeje dhe kujtimi për Albright.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close