7 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit PISA

Shtatë mijë nxënës do të marrin pjesë në testin Pisa që do të mbahet më 25 qershor e që do të zgjasë deri më 20 maj. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri Arsimit të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci.

Ai tregoi edhe se testi i parë për testin e arritshmërisë do të mbahet me 4 qershor, ndërsa i dyti me 14 qershor.

Në konfernecën për medie, Pupovci foli edhe për paralajmërimin e grevës së Sindikatës së Bashkuara të Arsimit, Shkencës Kulturës (SBAShK)nëse nuk realizohen kërkesat sa i takon ligjit të pagave. Lidhur me këtë ai tha se kanë pasur një takim me përfaqësuesit për çka kanë marrë parasysh kërkesat e tyre por që pjesë tjetër mbetet tek organet e tjera.

Në testin e parë të arritshmërisë, nxënësit do t’iu nënshtrohen pyetjeve të këtyre lëndëve.

Pupovci: Testi i parë për testin e arritshmërisë mbahet me 4 qershor

“Testi i arritshmerisë do të organizohet në dy ditë, pra në ditën e parë do të jetë testi nga Gjuha Shqipe, Angleze, Historia dhe Gjeografia, ndërsa në ditën e dytë do të jetë testi nga Matematika, Informatika, Fizika, Kimia dhe Biologjia. Qëllimi i këtij ndryshimi është që të mund të fokusohemi, thellohemi më shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve[…]Testi i parë do të mbahet me 4 qershor që është ditë e shtunë, ndërsa testi i dytë do të mbahet të martën me 14 qershor”, tregoi Pupovci në konferencën për medie.

Sa i përket testit të Pisa-s, Pupovci tha se janë përgatitur për t’iu nënshtruar këtij testi.

Pupovci: 7 mijë nxënës do të marrin pjesë në testin Pisa

Sa i përket testit Pisa jemi të përgatitur për t’iu shtruar këtij testi, pra është përzgjedhur mostra prej 237 shkollave disa janë shkolla të mesme të larta disa janë shkolla të mesme të ulëta dhe janë përzgjedhur si mostër e rastit 7 mijë nxënës që do të marrin pjesë në testin Pisa[…]Prej datës 25 prill deri me 20 maj do të mbahet testi sipas një orari të përcaktuar. Rezultatet priten në dhjetorin e vitit 2023”, tha ai.

Zëvendësministri i Arsimit për çështjen e ligjit të pagave tha se i kanë kryer punët sa i përket MAShTI-t dhe se tani u mbetet organeve të tjera ta shtyjnë atë përpara.

Pupovci: Pjesën tonë që na takon rreth ligjit të pagave e kemi kryer

“Herën e fundit jemi takuar para dy javësh kërkesat e SBAShK-ut kanë të bëjnë me ligjin e pagave, ne pjesën tonë që na takon rreth ligjit të pagave e kemi kryer domethënë ato koeficiente që janë dërguar në draftin e parë të ligjit të pagave i kemi dhënë komentet tona. Jemi konsultuar edhe me SBASHKU-n në lidhje me këto komente dhe kemi marrë edhe kërkesat e tyre parasysh dhe tani i mbetet organeve tjera që këtë ligj ta shtyjnë përpara”, tha ai.

Pupovci tregon edhe për marrëveshjen e këtij dikasteri dhe administrimit të pushtetit lokal që do të siguron bursat e studenteve të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.

Po ashtu ai ka treguar se konsultimi publik për projektligjin e edukimit të hershëm të fëmijëve ka përfunduar dhe grupi punues janë duke shqyrtuar vërejtët dhe sugjerimet dhe se pas përfundimit të punës së grupit punues, projektligji do të dërgohet në Kuvend që të procedohet.

Pupovci njoftoi së në shumë komuna ka filluar konkursi për asistentë të fëmijëve të me nevoja të veçanta, dhe se numri i punësuarve gjatë një viti është 100.

Pupovci:Komunat kanë filluar të shpallin konkurse për asistente të fëmijëve me nevoja të veçanta

“Çdo vit të punësohen nga 100 asistentë të ri për fëmijët me nevoja të veçanta, pra 400, gjatë mandatit qeverisës. Tanimë komunat kanë filluar të shpallin konkurse për asistente për fëmijët me nevoja të veçanta të cilat ne jemi duke i monitoruar. I inkurajomë edhe ato komuna të cilat ende nuk kanë filluar t’i zhvillojnë procedurat e konkurrimit që të fillojnë sa me shpejtë sepse mjetet financiare janë”, njoftoi ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close