Quint-i dhe BE-ja gjithashtu përsërisin thirrjet e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përmbajtje dhe të rezervohen nga çdo retorikë apo veprim që mund të rrisë tensionet.

Serbët në veri të Mitrovicës kanë paralajmëruar protesta për shkak se nuk do të votojnë në Kosovë për zgjedhjet e 3 prillit të Serbisë. Po ashtu, për protesta u raportua se do të mbahen edhe në komunën jugore të Shtërpcës, si dhe në Graçanicë.