Marrëveshje BE-SHBA për gazin e lëngshëm LNG

ATSH-DPA/ – Këtë vit, Bashkimi Evropian do të furnizohet me të paktën 15 miliardë metra kub gaz të lëngshëm natyror (LNG) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një përpjekje për të hequr dorë nga importet e gazit rus, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Duke folur së bashku me presidentin e SHBA-së Joe Biden në Bruksel, Von der Leyen tha se blloku do të rrisë importet e LNG-së amerikane në 50 miliardë metra kub në vit për një afat kohe të gjatë.

Sipas komisionit, kjo do të zëvendësonte afërsisht një të tretën e importeve vjetore të gazit të BE-së nga Rusia.

Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e tij të dytë, BE-ja ka rritur presionin për të reduktuar varësinë e saj nga karburantet fosile ruse./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close