Alibeaj: Berisha të tërhiqet si Basha, s’mund të drejtohet PD nga “non grata”

ATSH/ Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shprehu sot bindjen se me drejtimin e PD-së nga ish-kryeministri Sali Berisha me etiketimin “non grata” nga SHBA, dëmtohet interesi i PD-së dhe PD-ja nuk vjen dot në pushtet.

Në një deklaratë për mediet, Alibeaj tha se “vendimi i gjykatës për të njohur Kuvendin e 11 dhjetorit dhe vendimet e tij është dhënë në shkelje të plotë të ligjeve, të fakteve, të provave. Ky vendim nuk bazohet në asnjë prej dokumenteve reale që kjo partia ka depozituar në Gjykatën e Tiranës. Me gjithë këtë po ua konfirmoj përsëri, kam autorizuar që PD te reagojë. Së pari, me kallëzim penal ndaj gjyqtarit në fjalë për shpërdorim detyre. Së dyti, ankim ndaj këtij vendimi të paligjshëm, në kufij të një skandali”.

“Megjithatë me background-in tim prej juristi, konsultuar edhe me kolegët e mi, dhe për këdo nga ata të cilët bluajnë pak nga lëmi juridik kuptojnë një gjë të thjeshtë. Ai vendim me gjithë shkeljet e rënda nuk është vendim i formës së prerë. Ndaj tij do paraqitet ankim dhe në fund do të jetë gjykata e cila do të vendosë përfundimisht në aspektin juridik.
Juristët e kanë këtë huq profesional që të presin derisa gjykata të flasë. Ky është sqarimi në aspektin juridik”, nënvizoi Alibeaj.

Lidhur me takimin e zhvilluar me ish-kryeministrin Sali Berisha, Alibeaj bëri të ditur se “Berisha pretendonte që vendimi i gjykatës është finali. Sipas tij ky vendim ka zeruar gjithçka nga e shkuara e kësaj partie dhe së tashmë ka një Komision Rithemelimi. Sikurse iu shpjegova pa më parë vetëm Gjykata e vendos në fund. Pretendimi i tij ishte që, pretendonte bashkimin e demokratëve nëpërmjet votës, siç e ka thënë. Edhe herë të tjera. Qëndrimi im ishte i tillë: PD ka lindur si parti në vitet ’90. Një parti që ka përqafuar vlerat, standardet dhe orientimin amerikan dhe evropian. Kjo është një nga vlerat thelbësore e kësaj partie e futur në ADN-në e gjithë demokratëve. E mira e demokratëve, për të ri fuqizuar demokratët kalon duke i respektuar në mënyrë strikte këto vlera”.

Alibeaj u shpreh se “e ftova Berishën madje që për bashkimin që është i domosdoshëm, për bashkimin e demokratëve ashtu siç faktet kanë ndodhur, për sa kohë që Basha mori përgjegjësinë dhe dha dorëheqjen, si një shenjë, si një akt, si një provë me buonsens për të mirën e demokratëve, u dorëhoq. I kërkova Berishës që në mënyrë simetrike të bënte të njëjtën gjë”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close