Liderët e BE-së miratojnë strategjinë e sigurisë dhe mbrojtjes

/ATSH- Krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian miratuan dokumentin e emërtuar si “Busulla Strategjike” e cila është në cilësinë e udhëzuesit të sigurisë dhe mbrojtjes së Unionit.

Në ditën e dytë të samitit të Liderëve të BE-së, krerët e shteteve dhe qeverive janë mbledhur me agjendën kryesisht për energjinë. Liderët po bisedojnë për pakësimin e varësisë ndaj Rusisë dhe faturat e larta që reflektojnë tek qytetarët si pasojë e çmimeve të energjisë që janë rritur kohët e fundit.

Ndërkohë që takimet vazhdojnë, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka bërë një postim nga llogaria e tij në Twitter, ku ai ka njoftuar se liderët kanë miratuar Busullën Strategjike.

Dokumenti në fjalë paraqet objektivin e BE-së për të forcuar politikën e saj të sigurisë dhe mbrojtjes deri në vitin 2030.

Me synimin për të dhënë përgjigje të shpejtë ndaj krizave në hapësirën e afërt të saj si lufta në Ukrainë, BE-ja me dokumentin ka për qëllim të bëhet një “ofrues sigurie” më i fortë dhe më i aftë duke bërë një vlerësim të përbashkët të mjedisit strategjik ku ajo operon dhe të kërcënimeve dhe vështirësive me të cilat përballet Unioni.

Elementi që tërheq më shumë vëmendje në dokument janë “forca e transferimit të shpejtë”.

Synohet që forca në fjalë të rritet deri në 5 mijë persona, të përbëhet nga njësitë tokësore, ajrore dhe detare dhe të kryejë stërvitje të rregullta.

Dokumenti përfshin elemente të tilla si gatishmërinë për të vendosur në detyrë brenda 30 ditëve në mënyrë të pajisur plotësisht 200 ekspertë të Politikës së Sigurisë dhe Mbrojtjes së Përbashkët, zhvillimin e lëvizshmërisë ushtarake, forcimin e misioneve dhe operacioneve civile dhe ushtarake të Politikës së Sigurisë dhe Mbrojtjes së Përbashkët të BE-së duke nxitur një proces vendimmarrës më të shpejtë dhe më fleksibël dhe duke siguruar më shumë solidarizim financiar si dhe përdorimin e plotë të Forcës Paqeruajtëse të Evropës për të mbështetur partnerët.

Liderët e BE-së në ditën e parë të samitit diskutuan vetëm për çështjen e Ukrainës. Në seancë nëpërmjet video-konferencës u lidh edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Derisa presidenti i SHBA-së, Joe Biden mori pjesë në disa nga seancat, liderët në një deklaratë të publikuar në orët e vona kërkuan që Rusia të ndalë menjëherë krimet e luftës dhe përsëritën mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close