Biden viziton trupat amerikane në Poloni
ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë sot në qytetin polak të Rzeszow, rreth 65 kilometra nga kufiri ukrainas, për të parë operacionin humanitar në ndihmë të miliona refugjatëve që janë larguar nga pushtimi rus i Ukrainës.
Polonia ka një kufi të gjatë në lindje me Ukrainën.
Rreth 2,24 milionë ukrainas janë larguar në vendin anëtar të BE-së që nga fillimi i ofensivës ruse rreth një muaj më parë.
Biden do të takohet gjithashtu me ushtarët amerikanë të stacionuar në Poloni, dhe më pas ai do të shkojë në Varshavë për bisedime me udhëheqësit polakë, dhe presidentin Andrzej Duda.
“Gjithashtu, gjatë vizitës së tij dyditore në Poloni, presidenti amerikan Biden do të mbajë një fjalim në kështjellën mbretërore të Varshavës”, njoftoi një zëdhënës i ambasadës amerikane në Varshavë.
Pawel Soloch, kreu i Zyrës së Sigurisë Kombëtare të Dudës tha se do të zhvillohet gjithashtu një takim mes Biden dhe kryeministrit polak Mateusz Morawiecki.
Comments are closed.