OBSH: 3,5 miliardë njerëz kanë probleme me shëndetin gojor

ATSH-ANSA/ – Nga kariesi te gingiviti, nga humbja e dhëmbëve te absceset, përmes traumave dhe tumoreve.

Sëmundjet e gojës vlerësohet se prekin afro 3,5 miliardë njerëz në mbarë botën sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Ato përfaqësojnë një barrë serioze shëndetësore për shumë vende, sepse ndikojnë në jetën e njerëzve duke shkaktuar dhimbje, parehati dhe probleme shëndetësore për të gjithë organizmin.

“Në nivel global, rreth dy miliardë njerëz vuajnë nga prishja e përhershme e dhëmbëve, ndërsa 520 milionë fëmijë vuajnë nga prishja e dhëmbëve”, shpjegon OBSH.

Kjo është kryesisht për shkak të ekspozimit të pamjaftueshëm ndaj fluorit (në ujin e pijshëm dhe pastën e dhëmbëve), disponueshmërinë dhe përballueshmërinë e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri dhe aksesi i dobët në shërbimet e kujdesit shëndetësor oral.

Sëmundja periodontale, nga ana tjetër, përbën 14% të popullsisë së rritur të botës, me më shumë se një miliard raste në mbarë botën.

Ndërsa rreth 20% e njerëzve vuajnë nga trauma në dhëmbë të paktën një herë në jetën e tyre dhe këto mund të shkaktohen edhe nga shtrembërimi.

‘’Shumica e problemeve të shëndetit oral janë të lidhura me një sërë faktorësh rreziku të modifikueshëm, përfshirë konsumin e sheqerit, përdorimin e duhanit, alkoolin dhe higjienën e dobët orale”, sipas OBSH-së./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close