CNN: Rusia sinjalizon se mund të ngushtojnë synimet e luftës
ATSH/ – Jo shumë kohë pasi presidenti amerikan, Joe Biden mbërriti në Poloni, ushtria ruse sinjalizoi se mund të reduktonte synimet e saj të luftës, sipas CNN.
Pas një muaji të një lufte të ashpër në të cilën trupat ruse janë përballur nga rezistenca e papritur dhe e ashpër ukrainase dhe kanë dështuar të kapin qytetet kryesore në të gjithë vendin, gjeneralmajori Sergei Rudskoi tha se Rusia tani do të përqendrohet në mposhtjen e forcave ukrainase në Donbasin Lindor, rajon ku separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar që nga viti 2014.
Ai tha se “faza e parë e operacionit” ishte “kryesisht e kryer”, me fuqinë luftarake të Ukrainës “reduktuar ndjeshëm”.
Por, nuk është aspak e qartë se konflikti më i madh mund të mbyllet.
Ai shtoi se Rusia “nuk e përjashton” që forcat e saj të sulmojnë qytetet kryesore të Ukrainës si Kievi, megjithëse ai tha se marrja e tyre nuk ishte një objektiv kryesor.
Njoftimi i Rusisë erdhi pasi efektet e tmerrshme të luftës mbi civilët po bëhen gjithnjë e më të rënda.
Të premten, zyrtarët në qytetin e rrethuar të Mariupolit njoftuan se të paktën 300 njerëz ishin vrarë në sulmin e javës së kaluar në një teatër lokal që po përdorej si strehim./
Comments are closed.