Gjykata miratoi “11 Dhjetorin”, Berisha: Sot PD, parti e gjithë demokratëve, prej saj s’ka të larguar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në deklaratë për mediat pasi Gjykata e Tiranës miratoi ndryshimet statutore të bëra gjatë Kuvendit të 11 Dhjetorit. Berisha u shpreh se sot Partia Demokratike është parti e gjithë demokratëve dhe prej saj s’do të ketë më të larguar.

“Demokratët të bashkohen këtë ditë, për interesin më të madh të vendit, të kombit, të shoqërisë shqiptare. Sot PD, është parti e të gjithë demokratëve dhe demokrateve. Prej saj, nuk ka dhe nuk mund të ketë të larguar. Vendimi i gjykatës, legjitimoi më në fund, vendimet historike të Kuvendit të 11 dhjetorit. Vendimet të cilat sjellin PD, si parti të votës së lirë, vlerave konservatore…”

Vendimi i Gjykatës së Tiranës sot, shtoi lideri historik i demokratëve, legjitimoi vendimet që ai i cilësoi historike të Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit. Po ashtu, Berisha bëri të ditur se pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ai ka pasur takime me kryetarët e degëve të partisë.

Në takime, Berisha tha se do secili prej tyre ka besimin e plotë të Komisionit të Rithemelimit për të kandiduar në çdo post që dëshirojnë.

“Pas 6 marsit kam pasur takime me kryetar të degëve të PD. Deri më 6 mars nuk kanë mbështetur lëvizjen tonë të nisur. Shpreh kënaqësi dhe vlerësim tim për ta se në këto takime kam gjetur angazhim të plotë për të bashkuar PD. I kam siguruar dhe i siguroj ata, se çdo njëri prej tyre ka besimin e plotë të Komisionit të Rithemelimit për të kandiduar për çdo post që dëshiron. Theksoj se Statuti i 11 dhjetorit, nuk ka kufizim për numrin e mandateve të kryetarëve të degëve.”

Pak para se të niste konferencën për mediat, Berisha dhe të tjerë nga “Rithemelimi” patën një takim në seli me kryetarin e komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe me Sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi. /abcnews.al/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close