Sot rivarrosen mbetjet e shtatë viktimave të masakrës së Krushës së Vogël

Mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës, nga Masakra e Krushës së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, do të rivarrosen sot, më 26 mars 2022, në përvjetorin e Masakrës së Krushës së Vogël.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit, sot në orën 12:00 fillon ceremonia e varrimit të shtatë viktimave të Masakrës së Krushës së Vogël: Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur me datën 26.03.1999; Nue (Shyt) Prenkaj,  viti i lindjes 1960, i zhdukur me datën 26.03.1999; Sami (Aziz) Shehu,  viti i lindjes 1974, i zhdukur me datën 26.03.1999; Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur me datën 26.03.1999; Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur me datën 26.03.1999; Skifter (Osman) Batusha,  viti i lindjes 1981, i zhdukur me datën 26.03.1999.

Procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të të shtatë viktimave të luftës, që ishin në Listën e Personave të Zhdukur janë kryer sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Familjarët e personave të identifikuar u pritën në takim nga përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, zv.drejtori i Përgjithshëm dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të EULEX-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Sipas njoftimit, familjarët u njoftuan për angazhimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur dhunshëm nga lufta në Kosovë, duke vënë theksin edhe në punën që aktualisht është duke u realizuar në procesin e ri-inventarizimit  të mbetjeve mortore të paidentifikuara deri më tani. “U veçua angazhimi i vazhdueshëm dhe përpjekjet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Në ceremoninë e rivarrimit të shtatë viktimave të Masakrës së Krushës së Vogël, merr pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close