UNMIK-u përkrah Radio Kosovën
Misioni i UNMIK-ut përmes një donacioni i ka dhuruar Radio Kosovës, pajisje për punë, si kompjuterë, laptopë e printer. Ky donacion ka për qëllim të mbështes punën e stafit të Radio Kosovës.
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Radio Kosovës, Flora Durmishi me këtë rast, ka falënderuar, Caroline Ziadeh , Përfaqësuese e Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë dhe Shefe e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
“Në emër të të gjithë punonjësve të Radio Kosovës, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për mbështetjen që i keni dhënë institucionit tonë. Donacioni që keni bërë ditë më parë, i cili përfshin pajisje pune shumë të rëndësishme për ne, është një gjest bujar dhe dëshmi e interesimit tuaj për të mbështetur përparimin e punës në disa sektorë vitalë të Radio Kosovës. Donacioni juaj do të jetë shumë i rëndësishëm për efikasitetin tonë në punë. Ne jemi thellësisht mirënjohës. Në të njëjtën kohë, ky gjest bujar na bën të ndihemi mirë për faktin se këtë e kuptojmë si shenjë e besimit tuaj në profesionalizmin, përgjegjësinë dhe përkushtimin e punonjësve dhe menaxhmentit të Radio Kosovës. Mbetemi me shpresë se mbështetja juaj do të vazhdojë edhe në të ardhmen” ka thënë Durmishi.
Comments are closed.