Gashi: Platforma shtetërore e-Kosova model për rajonin

E-Kosova është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike. Platforma e-Kosova, menaxhohet dhe administrohet nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit.

E-Kosova është e ndërlidhur me Platformën e Interoperabilitetit (ndërveprimit), e cila është arkitektura bazë, mbi të cilën mundësohet ndërveprimi i regjistrave elektronikë të institucioneve të Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit ‘E-Kosova’, Kujtim Gashi,  tha se platforma e shërbimeve elektronike e-Kosova është sportel elektronik, përmes të cilit çdo person i interesuarit mund të marrë nëpërmjet internetit shërbime elektronike që ofrohen nga institucionet publike në Kosovë, duke shkurtuar distancën, rritur efikasitetin dhe shpejtësinë e marrjes së shërbimit.

“Sot ne kemi mundësi të shkëmbejmë të dhëna me dy, tre apo më shumë sisteme. Kjo platformë është një mundësi për qytetarët e Kosovës”, theksoi ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gashi bëri me dije se e-Kosova u ofron qytetarëve lehtësira të mëdha për qasje në dokumentet. “Janë rreth 500 mijë qytetarë që kane rezervuar termin për vaksinimi, aktualisht i kemi rreth 50 shërbime elektronike pa dalë fare nga shtëpia, shumica e qytetarëve tani kanë mundësi të shkarkojnë faturën e tatimeve, unë ftoj mërgimtarët të mund të shkarkojnë dhe të kryejnë obligimet e tyre”, theksoi ai.

Sipas tij disa procese po kryhen nga platforma e-Kosova pa vizituar fare zyret. “Kemi mundësuar edhe aplikimin për shtesa për fëmij, për nënat lehona, për subvencionet etj”, deklaroi ai.

Gashi paralajmëroi se shumë shpejt do të mundësohet edhe regjistrimi i automjeteve përmes platformës e-kosova.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close