Atmosferë speciale e karnavaleve në rrugicat e kalldrëmta të Gjirokastrës

ATSH/- Karnavalet ishin kryefjala e kësaj fundjave në qytetin e Gjirokastrës shoqëruar me një program të larmishëm aktivitetesh organizuar nga Bashkia.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga atmosfera festive në qytetin e gurtë.

“MIRËMËNGJES , dhe me atmosferën speciale të karnavaleve në rrugicat e kalldrëmta të Gjirokastrës, ju uroj një fundjavë të bukur”, shprehet Rama krahas fotove.

” Festa e karnavaleve” ka përfshirë organizimin e paradës së fëmijëve me kostumet shumëngjyrëshe në rrugët e kalldrëmta, koncerte artistike, çeljen e ekspozitave fotografike me imazhet e karnavaleve në vite, ekspozita në pikturë, promovimin e vlerave të traditës, folkut, kulinarisë artistike, etj.

Aktivitetet janë zhvilluar në zonën historike duke tërhequr turistët si dhe në pjesën moderne të qytetit. Sipas kryetarit të bashkisë Flamur Golemi, Bashkia e Gjirokastrës nëpërmjet këtyre aktiviteteve bëri të mundur rikthimin e organizimeve në Festën e Karnavaleve, e cila është një traditë e veçantë për qytetin.

”E kemi konceptuar këtë festë edhe për ti shërbyer gjallërimit të qytetit, promovimit të vlerave të tij dhe tërheqjes së grupeve turistike”, shprehet kryebashkiaku Golemi. Organizimi i karnavaleve synon të kthehet në traditë të përvitshme në Gjirokastër.

Gjirokastra ka festuar karnavalet që në vitet ’20 – ’30, e dëshmuar kjo edhe nga fotot historike ku kostumi tipik i kësaj dite ishte ai tradicional i zonës, fustanella labe.

Kjo festë u rikthye 2 vite më parë pas më shumë se 6 dekadash mungesë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close