Ambasadori i SHBA-së , Hovenier lavdëron Qeverinë Kurti

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ShBA-ja ndihet e nderuar që Kosova sot shpalli Ditë Zie në nderim të jetës dhe veprës së Ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright.

Hovenier tha se lidershipi i Albright shpëtoi jetë dhe vendosi siguri për gjeneratat e ardhshme.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të nderuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shpallur ditën e sotme Ditë zie për nder të Madeleine Albright, udhëheqja e së cilës shpëtoi jetë dhe siguroi siguri dhe prosperitet për brezat e ardhshëm.

Faleminderit që e keni njohur Madeleine sot dhe vazhdoni të nderoni kujtimin e saj duke ndërtuar një demokraci të begatë, multietnike”, ka thënë Hovenier.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close