Corriere della Sera:Në kohë pandemie ,rusët erdhën në Itali me mision sekret ushtarak ,jo për të ndihmuar spitalet e stërngarkuara!

Në mars të vitit 2020, presidenti rus Vladimir Putin organizoi ndihma për veriun e Italisë, e cila ishte më e goditura nga epidemia covid-19 në ato ditë.

Misioni i delegacionit rus në Itali gjatë gjysmës së dytë të marsit të 2020, kur Italia u godit nga vala e parë dhe më e ashpër e pandemisë së Kovid 19, iu prezantua publikut si ndihmë për spitalet dhe shtëpitë e të moshuarve nga Rusia që sot paraqet sekret dhe dyshohet se ishte një operacion i shërbimeve sekrete ruse.

Njëqind e katër qytetarë rusë, punonjës mjekësorë, ushtarë dhe agjentë sekretë, kanë ardhur zyrtarisht në Milano dhe Bergamo për të marrë pjesë në një mision ndërkombëtar për të ndihmuar vendin të luftojë virusin.

Këto ditë mediat italiane po hamendsojnë se nëse misioni në fakt ishte një mbulesë për disa aksione sekrete të ushtrisë ruse dhe agjentëve të tyre, siç i quajnë ata, “007” që mbetën në Milano.

E përditshmja Corriere della Sera botoi një studim që tregon se një pjesë e delegacionit rus, i cili mbërriti në Itali në mes të marsit, u kthye vetëm pas dy muajsh dhe se ata njerëz nuk e vizituan Spitalin Infektiv Luigi Saco në Milano apo zonën e atëhershme të kuqe në Lodi ddhe Bergamo, as selinë e Rajonit të Lombardisë, e cila ishte përgjegjëse për menaxhimin e krizës së Covid në veri të Italisë.

Misioni u organizua nga kryeministri i atëhershëm i Italisë, Giuseppe Conte, me presidentin rus Vladimir Putin dhe 104 personat që zbarkuan në Romë u transferuan në Lombardi me automjete ushtarake.

Mes tyre ishin 32 mjekë dhe punonjës mjekësorë, ndërsa pjesa tjetër ishin gjeneralë dhe anëtarë të shërbimit sekret rus, të cilin qeveria italiane ose nuk e kuptoi ose e shpërfilli plotësisht, shkruan Corriere.

Me të mbërritur në Milano, i gjithë delegacioni kaloi një ditë në konsullatën ruse në distriktin San Siro, i udhëhequr nga Alexei Vladimirovich Paramonov, një bashkëpunëtor i ngushtë i Putinit dhe një figurë qendrore në politikën e jashtme, i cili kishte kërcënuar Italinë ditët e fundit për sanksionet ekonomike kundër Rusisë.

Kjo është një anomali e dukshme, sepse jo vetëm që rusët hynë në territorin e NATO-s, por ata qëndruan atje për dy muaj në një periudhë shumë dramatike në të cilën italianët u mbyllën në shtëpi me një të ardhme krejtësisht të pasigurt, duke i lejuar ata të hynin në disa kazerma italiane pranë aeroportit Orio al Serio pranë Bergamos, spitaleve dhe vendeve të tjera ku gjenden informacione konfidenciale”, thuhet në gazetë.

Ai shton se 72 shtetas rusë erdhën në Itali vetëm për rehabilitimin e shtëpive të të moshuarve, si dhe rrugëve dhe shesheve dhe u monitoruan nga policia italiane, por kush vërtet mund të betohet se nuk kanë ardhur në Itali për arsye të tjera si spiunazhi.

“Drejtorët e agjencive të inteligjencës së brendshme dhe të jashtme Aise dhe Aisi sigurojnë publikun se nuk ka pasur asnjë veprim të paligjshëm nga delegacioni rus përveçse në kushte sanitare”, tha ish-kryeministri italian Conte, duke shtuar se ndonjë insinuatë ose supozim për çfardo lloji veprimesh të delegacionit rus i bën të pavend.

Duke qenë se 72 persona i përkisnin ushtrisë dhe shërbimeve sekrete ruse, Komisioneri i Policisë së atëhershme, Sergio Braco, kërkoi vëmendje maksimale nga forcat e policisë në monitorimin e konsullatës në zonën e San Siros dhe gjatë lëvizjes së rusëve në Itali. Kontrolli, nëse do të ishin vetëm punonjës mjekësorë, nuk do të ishte i nevojshëm.

Se cila ishte në të vërtetë arsyeja e ardhjes së të gjithë atyre ushtarëve dhe anëtarëve të shërbimeve sekrete që nuk kishin asnjë lidhje me pandeminë as vizituan spitalin në Bergamo, si dhe spitalet në Milano, nuk dihet ende.

Ajo që dihet është se misioni i kushtoi Italisë tre milionë euro. Pjesa tjetër mbetet sekret dhe siç përfundon Corriere della Sera: Tani është tepër vonë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close