Oligarkët e Rusisë mund të bëjnë biznes në Turqi

Oligarkët e Rusisë mund të vazhdojnë të bëjnë biznes në Turqi për sa kohë që ata respektojnë ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar, tha të shtunën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

I intervistuar në margjinat e Forumit të Dohas në Katar, Cavusoglu u pyet nëse oligarkët rusë që përballen me sanksione nga vendet perëndimore mund të bëjnë biznes në Turqi.

“Sigurisht, nëse është e ligjshme, nëse nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, do ta konsideroj”, tha ai.

“Nëse është kundër ligjit ndërkombëtar, kjo është një histori tjetër”, theksoi Cavusoglu.

Dy superjahte që i përkasin miliarderit rus Roman Abramovich u ankoruan në Turqi këtë javë.

I pyetur për statusin e tyre, ministri tha se Turqia zbatoi sanksionet e miratuara nga Organizata e Kombëve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të BE-së kanë vendosur masa të rrepta kundër Rusisë lidhur me pushtimin e saj të Ukrainës.

Masat përfshinë vendosjen e oligarkëve dhe individëve të tjerë të afërt me Putinin në listat e sanksioneve.

Disa vende kanë ndaluar jahte në pronësi të më të pasurve të Rusisë.

Roman Abramovich, miliarder rus, është goditur gjithashtu me një ngrirje të aseteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndalim udhëtimi.

Por Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ka lidhje të forta me Rusinë dhe Ukrainën, nuk i është bashkuar regjimit të sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.

I vënë nën presion nga pyetja nëse oligarkët rusë mund të bëjnë biznes në Turqi, Cavusoglu u përgjigj:

“Ne do të lejojmë çdo aktivitet të ligjshëm dhe legjitim dhe nuk do të lejojmë asnjë veprimtari të paligjshme në Turqi”.

Turqia e ka përshkruar pushtimin rus të Ukrainës “të papranueshëm” dhe ka ofruar shërbimet e saj si ndërmjetëse për të ndihmuar në përfundimin e luftës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close