Biden: Populli rus nuk është armiku ynë

ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje popullit rus që të distancohet nga lufta në Ukrainë.

“Populli rus nuk është armiku ynë”, tha Biden.

“Unë refuzoj të besoj se ju mirëprisni vrasjen e fëmijëve dhe gjyshërve të pafajshëm”, tha ai.

”Sulmet me raketa në spitale, shkolla dhe reparte materniteti shtynë miliona ukrainas të largohen nga vendi i tyre”, theksoi Biden.

“Kjo nuk është ajo që jeni, kjo nuk është e ardhmja që meritoni për familjet dhe fëmijët tuaj”, tha Biden.

“Kjo luftë nuk është e denjë për ju, populli rus, i cili mund dhe duhet t’i japë fund kësaj lufte. Populli amerikan do të qëndrojë me ju dhe qytetarët e guximshëm të Ukrainës që duan paqen”, shtoi Biden.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close